Ndryshon testi i praktikës për patentën, ja çfarë duhet të dini

Saturday, 20 July 2019 21:00

Dhjetëra a persona humbin jetën çdo vit në Shqipëri si pasojë e aksidenteve rrugore.

Shkaktarët kryesorë të aksidenteve kryesisht janë drejtuesit e mjeteve, të cilët shpesh herë shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Lidhur me situatën e rëndë të shkaktuar nga aksidentet rrugore në vend, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të implementojë vjeshtën e këtij viti një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B, autoveturat.

Ky projekt do të mundësojë monitorim 360 gradë me audio dhe figurë, livestreaming në kohë reale, gjurmim me GPS të vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar nga kandidati, menaxhim dhe analizë të videove dhe video-kamera full HD All in One (NVR).

Gjithashtu, rinovimi i patentës do të ketë disa ndryshime, të cilat do të jenë në koherencë me standartet e Bashkimit Europian.

Materiali i kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet. Këtë patentë do të mund ta marrin të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë dhe ata, të cilëve ju ka skaduar afati.

Sipas ekspertëve këto patenta mendohet se do të jenë të pandryshueshme të paktën për një periudhë 20 vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...