Si gënjeu Rama për truallin e Teatrit/ Vokshi publikon dokumentat e Hipotekës dhe…

Tuesday, 30 July 2019 18:23

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka ripublikuar dokumentet e Hipotekës, lidhur me truallin te Teatri Kombëtar, duke nxjerrë zbuluar Kryeministrin Edi Rama me deklaratat e tij lidhur me këtë çështje.

Vokshi përmes një postimi në rrjet shkruan se e vetmja e vërtetë për Teatrin Kombëtar është grabitja prej tij e 5522 metra katrorë tokë në pronësi të Teatrit Kombëtar dhe 2945 metra katrorë tokë që i takon Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, gjithësej 8467 metra katrorë tokë publike.

“Edi Rama bëri sot të vetmen gjë që di të bëjë më mirë: të mashtrojë për të mbuluar vjedhjen.

Faktet e renditura në video tregojnë se ai është kumbari i mafias së ndërtimit. Është e qartë se ai nuk do Teatrin.

Ai do tokën e Teatrit dhe tokën publike për t’ia dhënë kompanisë që vetë ka caktuar për një projekt nga ku fitimet janë 200 milionë euro.

Fakti që kumbari i mafias së ndërtimit refuzon të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është tregues se projekti i tij kriminal nuk ka lidhje artin, nuk ka lidhje me një teatër modern, por është një vjedhje e madhe”, shkruan Vokshi.

harta.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje në det, detajet që tregojnë për një vrasje

Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje në det, detajet që tregojnë për një vrasje

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut. Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur...

Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Globi

Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Marrëveshja do të krijojë një këshill të ri qeverisës, ku do të përfshihen...

Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

Aktualitet

Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

Policia Kufitare parandalon dhe  godet një rast të  tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në portin e Durrësit. Uniformat blu kanë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!