Dosja belge që do trondisë politikën shqiptare

Premte, 02 August 2019 15:12

Gazeta e njohur belge, DH (Ora e fundit), vazhdon të ndjekë çështjen e makinave ku u zbuluan 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.

Kjo për shkak se autoritetet belge kanë zbarkuar në Tiranë në kuadër të hetimeve. ‘Prokuroria Federale trondit politikën shqiptare,’ shkruan gazeta

 

Në korrik, autoritetet e drejtësisë shqiptare zbuluan disa miliona euro në një kamion.

 

Afera e njohur me emrin ‘Toyota’, e cila nisi më 24 korrik në portin e Durrësit në Shqipëri, vazhdon. Hetuesit po kërkojnë dy persona pas inspektimit dhe zbulimit nga autoritetet e drejtësisë shqiptare të disa miliona eurove në një kamion shqiptar, që transportonte automjete, kryesisht nga Belgjika.

Një gjykatës belg shpalli në kërkim të enjten dy vëllezër. Ata janë Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ata janë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm, siç theksohet në njoftimin e publikuar dje.

Në lajmet e fundit thuhet se janë pesë persona, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti: katër në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Në rastin tonë bëhet fjalë për një shqiptar të naturalizuar si gjerman, me mbiemrin Doçi, që është prapa hekurave. Mekaniku belg i makinës Toyota të ngarkuar me para, është po ashtu nën akuzë, por nuk ka një urdhër arresti.

Dosja, siç e dimë ne, është e ndjeshme. Ajo bën bashkë mafian dhe botën politike. Një delegacion i Zyrës Federale të Prokurorisë- që nisi hetimin- dhe Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vizitoi Shqipërinë në veçanti për të pyetur kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë.

Lulzim Basha, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha tre ditë përpara aksionit, se mungesa në Kuvend e liderit socialist, Taulant Balla, shpjegohet me takimin e tij në Gjermani me mafian për riatdhesimin e shumës së madhe të parave. Pyetja është, si mund ta thotë një politikan këtë? Për të, anëtarët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në trafikimin e milionave të organizuara nga Belgjika. Pyetja esenciale e ngritur vazhdimisht është se për kë ishin adresuar këto 3 milionë euro.

Sa për kujtesë, doganat shqiptare, bazuar tek informacionet e shërbimeve sekrete, kapën më pak se 3.5 milionë euro në kesh dhe 100 mijë franga zvicerane në dy Toyota Auris, të transportuara nga Belgjika në një kampion që mbante nëntë vetura në total.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...