FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Hënë, 19 August 2019 12:00

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake.

Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë lajmin në Facebook. Sipas tyre, dy femra, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Ato hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre më 13 gusht. Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës.

Më pas për këto dy vajza nuk ka asnjë informacion. Besohet ato janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë ose Malit të Zi.

Kush i ka parë apo i shikon, të kontaktojë autoritetet lokale të policisë me qëllim ndihmën për gjetjen e tyre.

auto_68401130_2435135276561991_1886837089421492224_n1566204765-590x443.jpg

 

auto_68962707_2435135176562001_4618744797178363904_n1566204766-590x443.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...