Lëvizte me armë, në pranga 25-vjeçari në Elbasan

Hënë, 19 August 2019 10:15

Policia njofton se shtetasi 25 vjeçar me iniciale A. Z. banues në Peqin është arrestuar në flagrancë paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ai lëvizte lirshëm nëpër qytet, i armatosur, ku si pasojë policia ka marë informacione dhe ka realizuar prangosjen e të riut.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër  rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe  fishekë luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga  qytetarët se një person  qarkullonte me automjetet dhe  dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë  u bë e mundur  lokalizimi  dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  fizik të drejtuesit të automjetit,  në lagjen “28 Nëntori”,  i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z., 25 vjeç,  banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim t? shpejtë e të paanshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...