Meta pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri izraelit/ Krenar për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës

Premte, 20 September 2019 17:14

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pranuar ditën e sotme letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gedler.

Lajmin e jep vetë kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook

“Pranova sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gedler, një diplomat me shumë eksperiencë dhe kontribute të shquar në këtë fushë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, theksova se ka ende potencial për t’i rritur më tej marrëdhëniet ekonomike-tregtare.

Izraeli mund të shërbejë si një shembull i shkëlqyer se si një komb i vogël, që përballet me shumë sfida, mund të zhvillojë vendin e tij, mbështetur në kapacitetin njerëzor e intelektual.

Krenar, për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...