4 fakte të thjeshta që tregojnë se vendimi për Saimir Tahirin ishte “i çuditshëm”

Premte, 20 September 2019 21:21

Gjykata për Krime të Rënda, në përpjekje për të kënaqur të gjitha palët e interesuara, në fakt i ka dhënë disa nota “të çuditshme” vendimit të dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për veprën penale të “Shpërdorimi të detyrës”.

“…I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të tilla të pashpjegueshme me Habilajt, si dhe mosmarrja e masave për kanabizimin dhe përfshirjen e Policisë në këtë fenomen, ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, tha gjyqtari, teksa lexoi arsyetimin se pse trupi gjykues kishte bërë ndryshimet…”,argumentoi kryetari Ardit Mustafaj vendimin e trupës gjykuese, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm në organizatë kriminale të narko-trafikut.

Kjo fjali, në formën e një hartimi, e deklaruar nga gjykata, ngre pikëpyetje të shumta mbi qëllimin e vërtetë të këtij vendimi, ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit në Shqipëri.

1. Gjykata “justifikoi” prokurorinë
Gjykata kishte prova të mjaftueshme nga Prokuroria, megjithëse jo të plota, për të krijuar bindjen e brendshme se Habilajt kanë trafikuar tonelata kanabis, për shkak se ata i kishin rrugët e hapura prej lidhjes së tyre të ngushtë me Saimir Tahirin.

Gjykata, duke aplikuar “hiletë” e profesionit, u duk e pabindur nga provat e Prokurorisë, për shkak të prezantimit të saj të dobët në proces gjyqësor.

Por, megjithëse rrëzoi akuzat e rënda të ngritura nga Prokuroria, në fakt i dha “një dorë” prokurorëve, duke mos e shpallur tërësisht të pafajshëm Saimir Tahirin.

Trupa gjykuese gjeti një rrugë të mesme, e cila nuk rrëzonte tërësisht prokurorinë, por duke mbajtur gjithashtu në vëmendje se ky konkluzion mund të shërbente edhe për zbutur gjakrat e aktorëve jashtë sistemit të drejtësisë.

E megjithatë, kjo tentativë e gjykatës për të ruajtur balancat brenda, por sidomos jashtë gjyqësorit, e detyroi trupën gjyqësore të hartojë një vendim, të cilin vështirë se e kupton edhe vetë.

2. Kontakte të pashpjegueshme me Habilajt?
Gjykata e dënoi Saimir Tahirin me 3.4 vite burgim për “kontakte të pashpjegueshme me Habilajt”.

Gjykata nuk shpjegoi se çfarë nënkupton me “kontakte të pashpjegueshme” dhe se si këto forma kontakti kanë ndikuar tek Saimir Tahiri për të shpërdoruar detyrën. Faktet, ato që gjendet në dosjen hetimore e të publikuara edhe nga media, përfshirë “Boldnews.al”, u kanë dhënë shpjegim kontakteve të Tahirit me Habilajt.

Drejtuesit e grupit kriminal i kanë “shërbyer” Saimir Tahirit e familjarëve të tij për udhëtimet e tyre në Greqi e Itali, paralelisht me nisjen e ngarkesave me kanabis drejt brigjeve jugore italiane.

Habilajt diskutojnë mes tyre për dhurata të shtrenjta që do i jepen “Saimirit”, e “bashkëshortes së tij”, për milionat që duhet të paguanin “në shtet” që të vijonin të qetë trafikun; për shëtitjet me skaf, për “carta bianca-n” që kishin në pika kufitare, në kontrollin e radarëve e kudo ku kishte uniforma policore, pasi ishin “kushërinjtë e Saimir Tahirit”.

Pra, kontaktet nuk duket se janë “të pashpjegueshme”. Përkundrazi, ato janë të qarta si drita e diellit.

3. Mosmarrja e masave për kanabizimin?
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Saimir Tahirin për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për shkak të “mosmarrjes së masave për kanabizimin”.

Me fjalë më të thjeshta, gjykata ka dënuar Tahirin, për një akuzë që nuk e ka ngritur Prokuroria. Grupi hetimor e akuzonte ish-ministrin e Brendshëm për “trafik narkotikësh”, “pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “veprime të kuadër të grupit kriminal”.

Kodi Penal nuk ka asnjë vepër që të titullohet “Kanabizimi i vendit”. Për më tepër, kanabizimi i vendit kërkon një hetim shumë të thelluar, i cili nuk nis dhe as nuk përfundon tek Saimir Tahiri.

Shumë analistë dhe profesionistë të fushës, janë të mendimit se “kanabizimi i Shqipërisë në vitet 2015-2016” ishte një strategji qeveritare. Edhe gjykata, me vendimin e saj, e pranon për herë të parë fenomenin e kanabizimit të vendit.

Dhe, për këtë arsye, gjykata kishte të gjitha mundësitë që të urdhëronte Prokurorinë të kryejë hetime në plan të gjerë dhe të identifikojë autorët e strategët e kanabizimit të vendit.

Por, gjykata vendosi që, vetëm me një fjali, t’ia atribuojë Saimir Tahirit kanabizimin dhe këtë e kaloi shumë thjesht me një dënim për “shpërdorim detyre”.

Kanabizimi i vendit ka pasur dhe vijon të ketë pasoja shumë të rënda për Shqipërinë. Ndaj, një hetim i thelluar për këtë fenomen do të përmblidhte vepra penale nga më të rëndat, përfshirë grupe kriminale, korrupsion në nivele të larta e në rangje të tjera, por edhe vrasje, rrëmbime, plagosje, pastrim parash, blerje votash, e të tjera, të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejtë me kanabizimin e vendit.

Për më tepër, gjykata kërkon përgjegjësinë tek Tahiri për “mosmarrjen e masave”, ndërkohë që kjo detyrë u takon strukturave policore.

Gjykata për Krime të Rënda ka pasur akuza konkrete ndaj Saimir Tahirit. Por, me vendimin e saj, ajo ka zgjedhur që të përdorë fjalë të përgjithshme, të cilat, me shumë mundësi, do t’i japin hapësirë të pandehurit Tahiri që të marrë pafajësinë në Gjykatën e Apelit.

4. Dënim me kusht?
Gjykata vendosi të dënojë Tahirin me 3.4 vjet burgim, të konvertuar në shërbim prove. Profesionistët e fushës e kanë të qartë që pezullimi i dënimit me burg lidhet me elementin subjektiv-pra me praninim e fajit nga autori, me pendesën dhe garancinë para gjykatës për mos-përsëritjen e veprave penale, e të tjera të ngjashme.

Në rastin konkret, Saimir Tahiri nuk ka përmbushur asnjë nga elementë të anës subjektive. Në të drejtën e tij, ai pretendon pafajësinë, gjë e cila përjashton automatikisht pranimin e fajit, pendesën e të tjerë.

Gjykata nuk ka pasur asnjë bazë proceduriale për të konvertuar dënimin me burg në shërbim prove. Por, siç duket ka vendosur kështu, për të qenë “politikisht korrekt” me të gjitha palët.

Pra, me anën e këtij vendimi, Gjykata për Krime të Rënda, edhe e dënoi Tahirin, por edhe i rrëzoi akuzat e rënda. Edhe vendosi dënimin e tij me burg, por edhe vendosi të mos qëndrojë asnjë ditë pas hekurave të qelisë. Edhe pranoi se kanabizoi vendin, por e dënoi vetëm për “shpërdorim detyre”.

Trupa gjykuese në procesin e Saimir Tahirit krijon përshtypjen se ka qëndruar në një tra ekuilibri, ku, me qëllimin për të kënaqur sa më shumë palë, në fakt ka shkatërruar një prej proceseve më të rëndësishme të viteve të fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...