“Shengeni Ballkanik” i Ramës, Nako: Propagandë

Premte, 04 October 2019 21:50

Që Ballkani të funksionojë si një shtet i vetëm pa kontrollet e brendshme kufitare, si një Mini-Shengen, nuk mjafton vetëm firmosja në letër e marrëveshjes në Novi Sad të Serbisë.

Pëllumb Nako, ish-drejtori i kufirit dhe ekspert për çështjet e sigurisë, shpjegon për A2 se më parë, vendet duhet të heqin dorë nga pavarësia e kontrollit të territorit, ndërsa kostot do të rriten.

Pëllumb Nako: Për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët, duhet të ndërtosh institucione të cilat janë mbikombëtare. Kjo do të thotë të çedosh në drejtim të sovranitetit tënd.

A2: Sa të sigurt do t’i kemi ne kufinjtë?

Pëllumb Nako: Nëse ne flasim për një qarkullim të lirë, kjo do të thotë të hiqen kontrollet kufitare. Kjo do të thotë që nesër elementët e sigurisë të mos jenë më nesër.

A2: Por sa kohë do të marrë zbatimi i një procesi të tillë?

Pëllumb Nako: Më duket një energji e harxhuar në mënyrë të dëmshme. Do të duhej aq shumë kohë për të ndërtuar një hapësirë Shengen për vendet e Ballkanit Perëndimor sa këto vende do të ishin futur në BE. Mua më duket më shumë një ambicie e kryeministrit tonë për të marrë përmasat e një lideri të rajonit. Nëse do të bëja një hamendje, e gjithë koha dhe të gjithë vitet që do të duheshin për të ndërtuar një hapësirë Shengen.

E për më tepër shton ai, në kohën kur në këtë marrëveshje që pritet të firmoset nuk figuron ende Kosova, gjithçka duket si propagandë.

“Të flasësh tani për një qarkullim të mallrave dhe të njerëzve dhe Kosova ka një regjim totalisht ndryshe me Serbinë, do të thotë të mos ketë një rakordim midis tyre në nivel rajonal. Në aspektin gjeopolitik, unë e shoh në këtë formë”, shprehet Nako.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...