Vetting për drejtorët e shkollave?

E Enjte, 17 October 2019 10:42
Nga QEMAL ÇEJKU
 
Një reagim nga brenda sistemit ka ardhur i cili nuk është i rrallë, por i guximshëm pasi ata e dinë më mirë se çfarë ndodh aty në shkollat tona, aty ku shpresojmë të marrim diturinë, edukimin, ecjen përpara, por në fakt për fatin tonë të keq gjendja është dhe më keq se kaq.
“Z. Kryeministër po jua drejtoj këtë pyetje me rastin e fillimit të vitit te ri akademik. Meqënëse po bën vetingje gjithandej futi një vetting dhe për drejtorët e shkollave se shpeshherë po i ngatërrojmë me biznesmenë, që lëvizin me makina disa mijëra euroshe e me vila luksoze nga tre e nga katër kate. Pyeti një herë këta dallkaukë, injorantë e të pa aftë frofesionalisht (që fakulteti ju ka zgjatur mbi 10 vite) nga i kanë marrë gjithë këto para se kur u bënë drejtorë nën siglën e rilindjes këmishat e pantallonat i ndërronin një herë në javë.
Mos vallë fusin duart në kontributet e shkollës?
Por kur ikin për çdo ditë për dreka duke ju vendosur grafikë mësuesve për të ju paguar drekën?
Mos vallë bëjnë sekserin për ndonjë vend punë në shkollë (3 ose 4 mijë €)?
Mos vallë ju bëjnë presione mësuesve për vendet e punës?
Mos vallë marrin haraç për ambientet e shkollës që japin në përdorim në mënyrë të paligjshme?
Mos vallë janë të përzier në pazare e biznes me gjëra që kanë lidhje me shkollën?
E shumë e shumë pyetje si këto, por mjaftojnë keta si fillim viti.
Ps: Ti do të thuash që arsimi është më mirë se në vitin 2013, jo po them jo, të kanë gënjyer zotni.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...