Inspektim i ashensorëve në të gjithë vendin, plani i punës deri më dhjetor 2020

E mërkurë, 23 October 2019 15:46

Siguria jo ushqimore, e lidhur me zbatimin e rregullave teknike për produkte të caktuara, po merr së fundmi vëmendje nga institucionet. Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, një strukturë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është duke zbatuar një plan të detajuar masash.

Në një inspektim të zhvilluar nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, dhe kryeinspektori i ISHMT-së, Lavdrim Sahitaj, në një prej qendrave tregtare në kryeqytet, u theksua rëndësia e mbikëqyrjes së tregut për këtë kategori produktesh, veçanërisht për ashensorët.

“Rregullat teknike lidhen kryesisht me sigurinë e konsumatorëve dhe cilësinë e standardeve që ne synojmë të arrijmë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, mbi ashensorët e rinj dhe ata që janë në përdorim, të miratuar këtë muaj, ISHMT po ushtron kontrolle për zbatimin e kushteve teknike nga ana e instaluesve, mirëmbajtësve dhe ndërtuesve, të cilët kanë nën përgjegjësinë e tyre këto pajisje”, tha zëvendësministrja Ikonomi.

Ndërsa Sahitaj theksoi se rregullat teknike, mënyra e certifikimit, shërbimet e mirëmbajtjes, si dhe inspektimet periodike, kanë për qëllim regjistrimin e çdo ashensori, deklaratën e konformitetit sipas standardeve, si dhe funksionimin sipas kushteve teknike.

ISHMT aktualisht është duke kryer inspektime në të gjithë vendin dhe u bën thirrje personave përgjegjës dhe importuesve të marrin masa për plotësimin e kritereve teknike dhe inxhinierike të instalimeve. Ekzaminimi i plotë i ashensorëve ekzistues, të vendosur në shërbim, pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...