Reuters, cilët janë 100 universitetet më inovativë në botë?

E mërkurë, 23 October 2019 15:59

Reuters ka bërë një rankim të 100 universiteteve më inovative në botë. Për të pestin vit radhazi, këtë listë e kryeson ‘Stanford University’. Kjo listë identifikon dhe rendit institucionet arsimoret të cilat bëjnë  sa më shumë për të përparuar shkencën, për të shpikur teknologji të reja dhe për të fuqizuar tregjet dhe industritë e reja.

Universiteti Stanford mban vendin e parë sepse prodhon një rrjedhë të qëndrueshme të inovacioneve, të cilat citohen nga studiues të tjerë në akademi dhe industri private. Kjo lloj influence, është kriteri kryesor në renditjen e universiteteve më inovative në botë. Në fakt, Stanford nuk është universiteti i vetëm që qëndron konstant në rankim. Për 5 vite rresht, MIT listohet në vendin e dytë, si dhe për po 5 vite radhazi, Harvard University listohen i treti në radhë.

Nga lista totale e Reuters,  Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbizotërojnë, me 46 universitete nga 100, njësoj si një vit më parë. Gjermania është vendi i dytë me performancën më të mirë, me 9 universitete nga 100. Franca ngjitet në të tretin, me 8 universitete në listë, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përkatësisht nga 6 universitete secila në listën e 10 më inovatorëve. Më pas,  Kina ka 4, Holanda dhe Zvicra kanë 3 secila,  Belgjika, Kanada, Izraeli dhe Singapori kanë 2 secila. Ndërsa, në fund të listës renditet Danimarka, me 1 universitet në ‘TOP 100’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...