“Nuk e vrava unë”/ I akuzuari për vrasjen e kushëririt mohon krimin

E mërkurë, 23 October 2019 16:06

Marash Arraj mohon të jetë autori i vrasjes së Lazër Arrajt, krim i ndodhur dy ditë më parë në Shosh të Shkodrës. Para oficerëve të policisë gjyqsore, mësohet se Marash Arraj ka mohuar të ketë pasur gisht në ekzekutimin e djalit të tij të xhaxhit.

Ai ka deklaruar ne polici se “rreth orës 10 ka dëgjuar dy krisma, ndërkohë që bashke me të atin dhe të vëllain kanë dalë për të parë dhe aty kane gjetur kushëririn e tyre të vrarë”, e më pas lajmëroi policinë.

Policia ka gjetur dy gëzhoja automatiku në tokë, ndërkohë që plagët e gjetura në trupin e viktimës tregojnë se ai është vrare nga pas shpinës pasi dy plagët janë në pjesën e shpinës së viktimës.

Ndërkohë, mësohet se familjarët e Marash Arrajt kanë qenë në varrimin e 55-vjeçarit.

Për policinë dhe prokurorinë, Marash Arraj është autori i krimit. Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”.

“Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve”, njoftoi policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...