Mini-Shengeni nuk është gabim estetik, është tradhti kombëtare

E Enjte, 26 December 2019 18:22

Filozofi dhe shkrimtari i madh francez Chateaubriand ka thënë: “Në nivelet e larta të politikës nuk ka gabime, ka tradhti:.
Me këtë koncept dhe në bazë të kësaj thënieje mund të përkufizohet ajo që Rama ka bërë me mini-shengenin si një tradhti e madhe kombëtare , mbi të gjitha për Kosovën. Dhe kjo nuk është rastësi. Grupimi brenda së majtës nga i cili vjen ky njeri është ajo forcë që mbolli vezë serbe në Shqipëri. Vazhdimësia mbi të gjitha konceptet politike dhe shoqërore, në këto kohëra modern është misioni i tij i asaj tradhtie të madhe kombëtare që ka bërë e majta shqiptare çështjes kombëtare në përgjithsi dhe Kosovës në veçanti.
Të gjitha rreshtat dhe mesazhet që mund të shkruajë ky vetë, apo boritë e tij nëpër media nuk e mbulojnë dot turpin e madh kombëtar që ky njeri bëri në Tiranë, në shërbim të Serbisë dhe të çështjes së Kosovës.
Është thënë dhe në rreshtat e këtij portali me mijëra herë, “që ajo nuk është as iniciative e iniciuar nga perëndimi e as e mbështetur nga Perëndimi, nuk është as amerikane, as gjermane, është thjesht serbe”.
Së pari, ajo i jep një hapësirë Serbisë dhe Rusisë për të gjithë influencën e tyre në Mesdhe.
Së dyti, legalizon të gjitha marrëveshjet dhe përpjekjet serbe për të izoluar sa më shumë çështjen e njohjes së Kosovës.
Së treti, duke qenë një iniciativë serbe, është një fitore e diplomacisë ruso-serbe dhe një humbje e madhe e faktorit shqiptar në Ballkan. Ajo si marrëveshje përveçse është një përplasje midis Rusisë dhe Perëndimit në Ballkan, por ç’është më e shëmtuara largon Shqipërinë nga aspiratat e saj euro-atlantike.
Kjo përplasje midis Rusisë dhe Perëndimit sigurisht që në disa sallone dhe korridore diplomatike ka ngjallur një atmosferë entuziazmi tek miqtë e Serbisë, por Shqipëria duhet ti qëndroje fort vokacionit të saj perëndimor edhe pse për fat të keq ka për Kryeministër një tradhtar kombëtar. Shërbesat e këtij njeriu në favor të Serbisë ishin më se të kuptueshme kur fare pa asnjë sens ky iu turr Kosovës në takimin e Tiranës, duke patur në krah Vuçiçin. Më shumë se kurrë në par takimi i Tiranës nxori në pah shërbesat pro Serbe të Ramës, i cili vetë është një pjellë e lobimeve që nuk kanë gjë të përbashkët me aspiratat euroatlantike të faktorit shqiptar në Ballkan.
Po të kemi parasysh intervistën e Vuçiçit kur fitoi zgjedhjet, të botuar për herë të parë te ky portal, nuk ka më nevojë për analiza për të kuptuar rolin e Ramës në këtë çështje. Ai deklaroi : “Është Jugosllavia plus Shqipërinë”.
Ky njeri ashtu si babai i tij shpirtëror kërkon të shesë Kosovën për karrigen e tij. Çështja tjetër më e shëmtuar e kësaj tradhtie kombëtare është se nga kjo çështje Serbia jo vetëm që merr një rol lidershipi, por del e larë dhe e paprekur nga gjaku i pa mpiksur i fëmijëve të Kosovës, i nënave, motrave, vëllezërve në Kosovë. Shqiptarët në mënyrë urgjente duhet ta flaki tej këtë tradhtar dhe këtë tradhti të madhe kombëtare./ REDAKSIONALE

Modifikuar më E Enjte, 26 December 2019 23:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...