×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qeni agresiv i shtëpisë vret nënë e bir, të dy shqiptarë

E Enjte, 05 Prill 2018 12:30

Qeni i shtëpisë, i racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico” ka jetuar tetë vite së bashku me Lezime K. 52 vjeçe dhe të birin e saj, 27 vjeç në një banesë me katër dhoma në Hannover. Ndërsa mbrëmjen e të martës “Chico” i urtë u bë papritur vrasës i të dyve, shkruan "bild.de".

Të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes, 25 vjeçe, u shqetësua pasi nuk mund t`i merrte në telefon nënën dhe vëllain, transmeton albinfo.ch. Pasi vajza shkoi tek banesa e tyre, pa nga dritarja diçka të tmerrshme: vëllai i saj i vdekur, i shtrirë në dysheme.

Ajo njoftoi shpejt policinë  dhe kur policët erdhën, 25 -vjeçarja i paralajmëroi të kishin kujdes nga qeni. Policët me pajijse speciale e neutralizuan qenin dhe e futën në kafaz.

“Mbështetur në hetimet e deritashme ne mund të vijmë në përfundim se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve”,- ka thënë një zëdhënës i policisë. Por mënyra se si ka ndodhur kjo, është ende e paqartë.

Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur. Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv.

Ata mendojnë se gruaja e sëmurë dhe i biri i saj i shtatanik me trup të pazhvilluar  ishin të mbingarkuar duke u përkujdesur për qenin.

Para dy vitesh një inspektor për mbrojtjen e kafshëve i kishte vizituar pasi ishte njoftuar se qeni qëndronte në ballkon dhe nuk dilte pothuaj fare.

Prokuroria ka urdhëruar bërjen e ekspertizës ligjore të dy viktimave për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tyre.

Autoritetet më pas do të vendosion nëse do të mbytet qeni ose jo. Deri atëherë ai do të mbahet në një strehimore kafshësh./Marrë nga "Bild.de"/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...