Spanjollja ‘La Vanguardia’ – Shqipëria, një nga 5 destinacionet më joshëse për të shijuar verën

Diel, 20 May 2018 19:45

“Me shumë gjasa që as e keni menduar ta përfshini Shqipërinë në destinacionet tuaja të mundshme të pushimeve. Nëse ju pëlqen të zbuloni perlat autentike, vizitojeni këtë vend tani, para se të jetë plot me turistë”.

Kështu shkuan e përditshmja spanjolle ‘La Vanguardia’ për vendin tonë, teksa e rendit atë si një nga destinacionet më të lira dhe më joshëse për të kaluar pushimet e verës.

E listuar krah Malit të Zi, Kroacisë, Rumanisë dhe Marokut, vendi ynë është cilësuar gjithashtu si një nga ‘parajsat e mahnitshme’ ku turistët e huaj mund të bëjnë pushimet verore pa tejkaluar buxhetin e tyre. Kjo, pasi me ardhjen e sezonit veror, siç pritet, çmimet e shërbimeve turistike fillojnë të rriten.

Më tej, në artikull përshkruhen edhe plazhet e vendit, ‘të pacenuara e me ujëra të kristaltë,’ për tu ndalur më pas edhe te atraksionet e shumta turistike që ofron Shqipëria.

“Rrënojat mbresëlënëse të Butrintit, me më shumë se tre mijë vjet histori; qendra e qytetit të Gjirokastrës, është një nga pak shembujt e qytetit osman ruajtur në gjendje të mirë, kështjella dhe bunkerë janë disa nga mrekullitë e tij, për të mos përmendur bukuritë natyrore si Syri i Kaltër, me burimet e saj natyrore”, përfundon ‘La Vanguardia.’/scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...