×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rregulla të reja për punonjësit e përkohshëm

E mërkurë, 23 May 2018 16:50

Qeveria ka përcaktuar disa rregulla të veçanta për punonjësit e përkohshëm që punësohen përmes agjencive private të punësimit. Vendimi përcakton se punëmarrësi i përkohshëm punësohet nga një agjenci për punësim të përkohshëm, pasi nënshkruan një kontratë pune me këtë agjenci, me qëllim punësimin e tij pranë një ndërmarrjeje pritëse, e cila lidhet për një periudhë kohe jo më shumë se 2 vjet.

Ndërsa përcaktohet gjithashtu qartësisht se punonjësi nuk duhet të paguajë asnjë tarifë kundrejt agjencisë që kryen ndërmjetësimin. Ndërsa rregulla ka edhe për ndërmarrjen pritëse, ku sipas vendimit, duhet t’u sigurojë edhe punëmarrësve të përkohshëm akses për t’u trajnuar si punëtorët e përhershëm, me qëllim përmirësimin e aftësive dhe të njohurive të tyre për fushën e pozicionit ku janë punësuar.

Në bazë të marrëveshjes së punësimit me ndërmarrjen pritëse, agjencia vendos punësimin e punëmarrësit të përkohshëm në rast: zëvendësimi të një punëmarrësi, i cili mungon përkohësisht; rritjeje të vëllimit të punës, përkohësisht; rritjeje të vëllimit të punës stinore; realizimi të një projekti me afat të përcaktuar; realizimi të një projekti jashtë veprimtarisë që kryen ndërmarrja pritëse.

Punësimi i punëmarrësit të përkohshëm pranë ndërmarrjes pritëse ndalohet nëse: me anë të punësimit të tij zëvendësohen punëmarrës, të cilët ushtrojnë të drejtën e grevës; punëdhënësi, gjatë 6-mujorit të fundit ka kryer largime nga puna të punëmarrësve me të njëjtin profesion, për arsye ekonomike, ose gjatë 12-mujorit të kaluar ka kryer largime kolektive nga puna, për të njëjtat profesione; puna, për shkak të natyrës së saj, paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...