×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Matura Shtetërore/ Ja data e provimit të parë

E mërkurë, 23 May 2018 16:56

Shpallen datat për provimet e maturës shtetërore për sesionin e dytë. Në këtë sesion kanë të drejtë të hyjnë të gjithë maturantët të cilët rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore në sesionin i parë.

Ata që rezultojnë mbetës dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2018, kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2017, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore si dhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga MASR-ja.

Sipas udhëzimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të botuar në fletoren zyrtare,   datat e caktuara për provimet janë: Për gjuhën e huaj, 27 gusht, për gjuhën shqipe, 30 gusht ndërsa matematika më 3 shtator dhe provimi me zgjedhje në datë 7 shtator.

Në udhëzim bëhet e qartë se drejtoritë e shkollave duhet të dorëzojnë në drejtorinë arsimore rajonale brenda datës 23 gusht listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore. Në datë 24 gusht DAR/-ZA-t duhet ta dërgojnë këtë listë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...