×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama favorizoi kumarin, uli taksat për kompanitë e bixhozit

E Enjte, 24 May 2018 19:42

Zgjerimi i industrisë së kumarit gjatë viteve të fundit është favorizuar nga ulja e taksave. Gjatë kohës që  qeveria rriti ndjeshëm taksat për të gjithë qytetarët dhe bizneset,  i uli ato për kompanitë e bixhozit.

Gjithçka është bërë pa shumë zhurmë, përmes disa ndryshimeve të minutës së fundit. Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave dërgoi një projektligj në Parlament, i cili në nenin 52 parashikonte me 25 për qind mbi xhiron bruto për kompanitë e lojërave të fatit.

Por vetëm 24 orë para votimit të ligjit në seancë, drafti u ndryshua. Përmes një amendamenti të propozuar nga ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, taksa mbi xhiron u ul ndjeshëm nga 25 për qind në 15 për qind.

Amendamenti u votua nga mazhoranca e asaj kohë dhe vetëm përmes këtij ndryshimi, qeveria u fali kompanive të bixhozit 1.5 miliardë lekë ose mbi 12 milionë euro në vit.

Por ulja e ndjeshme e tatimit mbi xhiron nuk është favorizimi i vetëm, që ju bë kompanive të kumarit. Paralelisht, u dyfishua numri i pikave dytësore që mund të hapë një kompani bastesh nga 500 në 1 mijë të tillë si dhe u reduktua distanca e pikave të basteve nga 200 metër në 100 metër nga njëra tjetra.

Por dhuratat e mazhorancës për kompanitë e lojërave të fatit nuk mbaruan me kaq. Një muaj para se ligji i ri të hynte në fuqi, qeveria shtyu afatin. Edhe këtë herë përmes një amendamenti, të propozuar nga 6 deputetë të mazhorancës Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini.

Të gjitha këto lehtësime kanë çuar në një situatë ku industria e kumarit rritet nga viti në vit duke shkaktuar probleme të rënda sociale dhe duke shkatërruar mijëra familje shqiptare.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...