Artan Maku: Mungon transparenca dhe konsultimet me artistët, financat në duart e një individi

E mërkurë, 06 June 2018 12:05

Drejtori artistik i “A-festFilmRozafa” regjisori dhe piktori Artan Maku, sapo ka mbyllur me sukses edicionin e tij  të nëntë të festivalit, që është unik jo vetëm në vendin tonë. 

Për Makun, “këtë vit ne kemi një bilanc pozitiv për festivalin, u realizua me sukses. Patëm prurje filmash më shumë, edhe një strategji në lidhje me vendet fqinj të Ballkanit. Dhe kjo ishte strategjia jonë, që festivali të njihet në rajon. Përshtypjet ishin shumë të mira për këtë. Ne bëmë dhe disa workshope me të huajt, dhe profesionistë që pati shumë vëmendje. Por në këtë kohë që ne jetojmë  shoqëria nuk është e përgatitur në filmin dhe është e ç’përgatitur nga televizionet, duke qenë se jepen shumë filma komercialë, serialë filmash indianë dhe turk, ata nuk e njohin filmin artistik fëmijët.  Në përgjithësi brezi i ri është keqtrajtuar. Në këtë situatë duhet të rritet roli i shkollave, sepse janë keqedukuar dhe keqinformuar dhe mësuesit. Ne kemi bashkëpunim me DAR por thoshte, që ne nuk i japim dot urdhër mësuesve të rrinë në festival. Përballë këtij keqinformimi që kanë dhe mësuesit lind pyetja çfarë mund të ndodhë me këtë shoqëri, që po rritet dhe këtë që po vjen? E theksoj duhet punuar për edukimin e fëmijëve me filmat artistikë dhe edukativ.

Ministria e Kulturës këtë vit e kishte reduktuar buxhetin për festivalin. Një vit më parë ishte në shifrën 450 mijë lekë të reja dhe këtë vit ishte 400 mijë lekë të reja. Nëse nga ministria do të kisha një buxhet prej 1 milionë lekësh të reja do të kishim më shumë veprimtari, aktivitet me filmat, më shumë të ftuar. Sigurisht që nuk është mirë, që në vend të kishim tjetër vëmendje në buxhet në kemi pakësim. Por unë di që si bashkia dhe ministria politikën në dukje e kanë që do të ndihmojnë, por në të njëjtën kohë nuk e kuptoj se si e menaxhojnë, se si ata e justifikojnë këtë lloj buxheti që japin. Ministria dhe bashkia kanë politika të mira dhe shkruara bukur në letër, por në realitet asgjë.

Por ndihmën më të madhe ne e kemi nga QKK. Miratohen projekte në ministri dhe askush nuk të jep shpjegime apo sqarime se pse ky buxhet, si u bë vlerësimi? Në gjendjen që jam për festivalin, i them: faleminderit që më financuat për katalogun e festivalit. Vetëm kinemaja që është paguar për festivalin ka kërkuar buxhet rreth 350 mijë lekë të reja, gati aq sa jep ministria. Festivali jonë është unikal dhe në rajon, por këtu nuk gjen vlerësimin e duhur nga Bashkia e Shkodrës që nuk ka fare interes. Kur nuk ka transparencë, kur nuk kanë konsultime me artistët institucionet fshehin të vërtetën dhe kjo sjell dyshime dhe me projektet dhe shpërndarjen e buxheteve. Në të gjitha rastet si pushteti vendor dhe qendror vepron po njësoj, ndiqen të njëjtat rrugë. Si ata që janë majtas dhe djathtas kanë një unitet në drejtimin e procedurave të realizimit të politikave dhe sigurisht që nuk kanë transparencë. Fshehje dhe mbyllja në organizëm, centralizmi të financave në duart e individit."

Për artin kudo njëlloj, vijon mes problemesh dhe ka mbetur vetëm pasioni i madh që kanë vetë artistët.

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 12:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...