×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Artisti që i ngjan aq shumë vendit të tij

Diel, 10 June 2018 14:45

Nga Marjana BULKU

Potent në skenë , me një zë të thellë sikur del prej mijëra vitesh e kërkon të thotë atë çka nuk u tha , i brishtë dhe human në jetë ,Riad Ymeri ndriçon në çdo skenë dhe podium ku interpreton. 
Është fuqia vokale, plastika interpretative por mbi të gjitha formimi kulturor që ia plotësojnë portretin artistit njeri dhe njeriut artist ,Riad Ymeri . 
Dhe pyetja e parë që më erdhi ndër mend kur gushtin e kaluar e kisha në studion e Albanian Culture ishte : A i ngjan artisti vendit prej nga vjen?
Riadi është një tenor kosovar që ka një karrierë operistike në Shqipëri dhe Kosovë e vitet e fundit edhe në SHBA nga ku mundesh ta njohësh edhe më mirë artistin shumëdimensional. Nuk është nga ato që mburret e flet për veten por nga ato që din të thotë PO sa herë që i kërkohet të interpretojë. Dhe në fakt zëri i tij flet shumë, interpreton Moxartin e Verdin, Dizdarin e Gjonin dhe portreti i tij prej djaloshi mundet të shndërrohet edhe në Skënderbe , talenti dhe vullneti por mbi të gjitha shpirti nga i burojnë të gjitha këto ndërtojnë çdo ditë e më shumë një individualitet të spikatur artistik që e do skenën dhe që i duhet aq shumë asaj. Nuk ka vend më të bukur se skena për artistin prej nga aty ata të madhërishmit nuk duhet të largohen më. Është një marrdhënie shumëplanëshe ku Riadi din të shpalosë kualitetin e zërit, ngyrat e tekstit në raport të ngushtë me kontekstin , shpërthimet vokale që i ngjajnë lartësisë së maleve tona, zhdërvjelltësitë aktoreske të mimikës , trupit dhe shpirtit që ia perfeksionojnë portretin artistik. Dhe një shqiptar patriot si ai din ta ngrejë në art Shqipërinë, Kosovën , historitë e tyre bashkë me heronjtë e përjetshëm. Mjafton një za i naltë si ajo jehonë kushtrimesh ku thirrjet, lutjet , brohoritjet , e bëjnë magjik vendin prej nga ai vjen, prej nga ne vijmë. Ti mundesh të këndosh Moxart e Bethoven, Bah e Puçin, por ai za është vals i maleve tona, luginave, historive, dramave , gëzimeve tona prej nga ka marrë jetë,sepse artisti i ngjan aq shumë vendit prej nga vjen ./DIELLI

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 14:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...