A do të tërhiqet kryeministri pas ultimatumit të artistëve?

Tuesday, 12 June 2018 11:37

Reagimi i Aleancës për Teatrin, kundër projektligjit që parashikon prishjen e godinës, do të përshkallëzohet. E premtja e ardhshme, është afati i fundit që aktorët dhe Shoqëria Civile i japin qeverisë që të tërhiqet nga ky projektligj.

“Nëse deri të premten e ardhshme në orën 7, qeveria nuk e tërheq këtë projektligj, ne do te futemi në teatër dhe nuk do të dalim që aty”, u shpreh Robert Budina.

Ne takimin e përjavshëm të së hënës, artistët shprehën shqetësimin se shembja e teatrit mund të bëhet gjatë periudhës së verës, kur vëmendja mund të jetë më e vogël dhe për me tepër për faktin që përfundon sezoni artistik.

“Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanët apo të zgjedhurit, përfshirë Ministren e Kulturës, Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, si palë të njëanshme vendimmarrëse, kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës egzistuese por edhe domosdoshmërinë e restaurimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë”, thuhet në deklaratë.

“Ne nuk do t'ju lejojmë të na grabisni një tjetër pasuri kombëtare, në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi! Ta dini se ne do na keni aty përballë, tek pasuria jonë e çmuar, Teatri Kombëtar! Do na keni përballë tek prona jonë publike që doni të na e rrëmbeni! Nëse nuk tërhiqeni, do na keni përballë me protesta edhe tek ministria, tek bashkia, tek kryeministria e tek parlamenti. Ftojmë në këtë rezistencë paqësore, të gjithë aktorët dhe regjisorët e teatrit, te gjithë artistet dhe intelektualet, të gjithë banoret e Tiranes e qytetaret e këtij vendi, të na bashkohen sot e në ditët në vazhdim”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Artistët dhe Shoqëria civile, pjesë të Aleancës për Teatrin, thonë se çështja e godinës se teatrit është një kauze e fortë për të protestuar edhe në vijim.

“Robert De Niro i tha F*** Y** Trumpit edhe ne i themi F*** Y**”, shprehet i revoltuar Alfred Trebicka

“Kjo godine është tashmë në një kauzë dhe kauzat mbeten, nuk ka me kthim mbrapa”, theksoi Reshat Ibrahimi, kryetar i sindikatës së pavarur të artistëve.

Mbetet per t'u pare nese kryeministri do te avancoje ne planin e tij djallezor, apo do te terhiqet ne nje kohe tjeter...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...