41 vjet nga vdekja e mbretit të rrokut, Elvis Presley

E Enjte, 16 August 2018 13:01

16 gushti shënon lindjen e një ylli të muzikës pop, si Madona, e cila sot mbush 60 vjeç dhe vdekjen e një tjetër ylli siç ishte, fenomeni Elvis Presli. Kjo datë i bashkon dy yjet e muzikës botërore. Madona ishte në hapat e para të saj, 19 vjeçe, kur u shua Elvis Presley, por fama e të dyve është në majat më të larta.  Pikërisht më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç. Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi ‘country, rock, e bluz’. Edhe pse kishte zë të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues. Interesi popullor për Elvisin ka mbetur i lartëë shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, është kthyer në një vend tërheqës për vizitorë.

Elvis Presli u lind më 8 janar të vitit 1935, në Tupelo, Misisipi. Vëllai i tij binjak, Xhesi, vdiq gjatë lindjes.  Elvisi u rrit i varfër në Tupelo dhe Memphis dhe u punësua si shofer kamioni, pasi mbaroi shkollën e mesme. Kur ishte 19 vjeç, shkoi në një studio regjistrimi, në Memphis, dhe pagoi 4 dollarë për të regjistruar disa këngë, si dhuratë për nënën e tij. Pronari i studios, Sam Philips, u bë kureshtar nga kualiteti i zërit të tij dhe e ftoi Preslin të praktikohej me disa muzikantë. Pasi Philips e dëgjoi Elvisin të këndonte këngën “That’s All Righ”, të cilës Presli i dha tone “popullore-të-western”, ai pranoi të publikoi interpretimin si një të vetme nën ekskluzivitetin e Sun Records. Kënga arriti majat dhe kjo shënoi fillimin e karrierës së Preslit.

Në vitin 1955, Sun Records shiti kontratën e tij tek një kompani e madhe regjistrimesh, Radio Corporation America (RCA), për 40.000 dollarë. Regjistrimi i tij i parë për RCA ishte “Heartbreak Hotel” e cila u bë një hit në vitet 1956. Ai vazhdoi me hitin “Hound Dog”/ “Don’t Be Cruel.” Në shtator të vitit 1956, Elvisi u shfaq në Shown e Ed Sullivanit, një shfaqje variete kombëtare në televizion, ku të rinjtë u çmendën me prezencën e tij dinamike në skenë, paraqitjen e tij të mirë dhe këngët e tij të thjeshta dhe të kapshme. Shumë prindër ishin të frikësuar nga rrotullimet sensuale të legenit dhe në shfaqjen e tij të tretë, në Shown e Ed Sullivan, Elvisi u filmua vetëm nga mesi e sipër.

Nga viti 1956 deri në vitin 1958, Elvisi kapi majat muzikore dhe mbushjes së sallave me spektatorë në vitet e rock and rollit, duke hapur dyert për artistët e bardhë dhe zezak të rokut. Gjatë kësaj periudhe, ai mori pjesë në katër filma të suksesshëm, të cilat kishin si kolonë zanore këngët e tij: Love Me Tender (1956), Jailhouse Rock (1957), Loving You (1957) dhe King Creole (1958).

Në vitin 1958, Presli u rekrutua nga ushtria Amerikane dhe shërbeu për 18 muaj në Gjermaninë Perëndimore, si shofer. Vajzat e reja u pikëlluan nga largimi i Elvisit, por menaxheri i tij, Kolonel Tom Parker, plotësoi kërkesat e rinisë amerikane me disa regjistrime që Presli kishte bërë përpara nisjes së tij. Të pesë këngët e publikuara gjatë kësaj periudhe u shitën në miliona kopje.

Pasi kreu detyrën ushtarake, në vitin 1960, Elvisi ndryshoi stil, duke shmangur materialet inspiruese të bluzit në favor të baladave romantike dhe dramatike si “Are You Lonesome Tonight?” Ai u tërhoq nga koncertet për t’u përqendruar në filmat muzikorë. Ai bëri 27 filma në vitet ’60, duke përfshirë G. I. Blues (1960), Blue Hawaii (1961), Girls! Girls! Girls! (1962), Viva Las Vegas (1964) dhe Frankie and Johny (1966). Në vitin 1967, ai u martua me Prishila Beaulie dhe çifti lindi një vajzë, në vitin 1968, të quajtur Lisa Marie.

Nga fundi i viteve ’60, rock & rolli kishte pësuar ndryshime dramatike dhe Elvisi nuk shihej më si i përshtatshëm nga rinia amerikane. Në vitin 1968, një speciale televizive riktheu shumë nga fansat e tij, por hitet ishin vështirë të ktheheshin. Hyrja e tij e fundit, në dhjetëshen më të mirë, “Burning Love”, ishte në vitin 1972. Ai mbajti pasurinë e tij të konsiderueshme nëpërmjet koncerteve të tij fitimprurëse dhe shfaqjeve në televizion.

Në mesin e viteve ’70, shëndeti fizik dhe mendor i Elvisit u përkeqësua. Ai u divorcua me të shoqen, në vitin 1973, dhe filloi një varësi të rrezikshme nga ilaçet. Ai ishte gjithashtu i dhënë pas “junk food” (ushqim i gatshëm) dhe shtoi në peshë. Në dy vitet e fundit të jetës së tij, ai u shfaq në mënyrë të çrregullt në skenë dhe jetonte i vetëm.

Në pasditen e 16 gushtit, të vitit 1977, ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, Graceland, dhe u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.

 Disa fakte nga jeta e tij:

  1. 1. Elvis ishte profesionist në karate.
  2. 2. Me 21 dhjetor 1970, Presley takoi presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë.
  3. 3. Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin “The Red, Hot and Blue Right”, në 1954-ën.
  4. 4. Asnjë nga dokumentarët mbi filmat apo muzikën e Elvisit nuk janë nominuar kurrë për Oskar në ndonjë kategori. Ai bëri 31 filma dhe 2 dokumentarë muzike.
  5. 5. Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre.
  6. 6. Deri në adoleshencën e vonë, Elvis ishte biond.
  7. 7. Elvis nuk hante asgjë veç mishit, domateve dhe puresë së patateve për dy vjet.
  8. 8. Disa nga bizhuteritë e Elvisit peshojnë shumë.
  9. 9. Elvis fitoi tre Grammy Awards për regjistrimet e tij hyjnore.
  10. 10. Përpara dhjamosjes viteve të fundit, Presley ishte ngrënës i stërmadh. Në moshën 20-vjeçare, ai tregoi se me një të ulur në tavolinë mund të hante tetë hamburger me djathë, dy sanduiçë me domate dhe proshutë dhe tre ajka qumështi të rrahura.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...