Vepra teatrore shqiptare “Tag”, e para në sezonin e Teatrit Kombëtar

Premte, 14 September 2018 07:56

40 vjet pas drames “Vershime pranverore” (1978) në skenën e Teatrit kombëtar, dramaturgu Bashkim Hoxha vjen me shfaqjen e re, “Tag”. Drama, me regji nga Andia Xhunga është dhe premiera e parë që çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar dhe do të inaugurojë edhe teatrin “e ri”, Turbina.  “Tag” është një vepër e shkruar për realitetin tonë. Është një fshat i dhënë pas “Facebook”-ut, i cili ka punët dhe angazhimet e veta, por përpiqet që të gjejë veten diku larg, duke kërkuar profile të ndryshëm për komunikim me të gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë gjërat që ka shumë pranë. Vepra ka në role aktorë të Teatrit Kombëtar, por dhe jashtë tij. Për të sjellë këtë vepër teatrore shqiptare regjisorja Andia Xhunga ka zgjedhur aktorë si Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka. Skenografia i është besuar skenografit Genc Shkodranit, ndërsa atmosferën e fshatit në kostume na e sjell Berina Kokona. Në jetën artistike të teatrit si regjisore Andia Xhunga është e njohur për publikun dhe me të tjera vepra që ka sjellë në skenë. Këtë herë ajo vjen me një premierë teatrore shqiptare, që do të jetë në skenën e “Turbinës” brenda muajit shtator. Kjo vepër teatrore do të jetë dhe pjesë e festivalit të teatrit që pritet të zhvillohet.

Drama është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga dramaturgu Bashkim Hoxha përmendim dhe  dramat “Shokë lufte”, “Vërshime pranverore”, “Të jesh 20 vjec”,

“Pranvera që s’vonoi”, “Lajme të vonuara nga ura e Qabesë”, “Unë dhe Mefistofeli” (cmimi A. Moisiu 1988), “Këngë dashurie me korba (cmimi A.Moisiu 1997), “Qyteti pa dashuri”, “Hotel ballkan”, “Ne të gjithë kënduam Margaritën” (Ftesë për gjyq), “Udhëtimi pa vizë i  një alieni”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...