Rrëfime rrënqethëse nga nënëmadhja ime, për masakrat e serbëve

Premte, 14 September 2018 08:03
  • Poemë nga Mexhit PRENCI 

 

variat i perpunuar

----------

 ( Nanëmadhja  ime emrin Vashë,  jetoi 101 vjet. E kishin martuar kur   ishte  adoleshente 16-vjeçe. Gjyshi im Met Hasani u nda nga jeta dhe e la vetëm në moshën 3o-vjeçare, të rriste katër femi jetim: Sulejmanin, Minen, Hasanin dhe Hirijen. Sapo varrosën të Zotin e shtëpisë, Zot shtëpie u bë Nanmadhja. Filloi të pinte duhan te fortë, të grirë, që e mbeshtillte me gjethen e etij e bente cigare puro. Në të njetën kohë filloi dhe kafen, të cilë e ziente në hirin e prushit të zjarrit të oxhakut, në odën e grave. Si burrneshë kuvendonte me burrat në oden e burrave.  Priste e percillte miqtë dhe kalimtarët që i zinte nata kur ktheheshin nga pazari në Pehkopi, e te nesërmen niseshin për në shtëpitë e tyre në Gjurr-Reç, Ndërshenë apo Arrmollë. Ata sapo mbrrinin ne oborrin e pjerrët të tri shtëpive të Prencajve, mu te mani i bardhë në cep, - thërrisnin: “O Vasha e Met Hasanit, a pret miq? Zëri i saj “Bujrëm!” nga dritarja e shtëpisë  ishte fjala e artë me të cilën ajo priste jo vetëm miqtë e udhtarët, por edhe burrat, gratë e fëmijët e fshatit. Nanëmadhe e thirshin edhe njerëzit e fisit të Prençajve.. U prefsh ne paqe, atje ne Parajsë, O NANËMADHJA JONË. )

---------

 

Prolog

Urrajte

bir i xhishes,

p’rralla  ma, s’do t’tregoj…

Historit’ t’ perxhakshme 

me serbët, do t’kallzoj:

Të njohësh t’shkumen

e mos ta harrosh, n’udhët

e jetës, n’çdo stuhi e furtun’,

hasmin ta presish me qum’…

I

Tet’ vjet,

nga njimi e nançin e dimdhet  

deri më njezet, Dibër e Lum’, Lur’

 e Reç e Dardh’, s’kan’ pa dit’ t’bardh’

nga  Shkjau. Si kafsh’t’exhra mbi dibranët

e lumjanët janë turr’, si ushujza xhakun

na kan’paj’, t’zit’ e ullajnit kemi  heq…

Por, sa her’ na kan’ pushtu, dham’

p’ër dham’me ta, kemi luftu, ene pse

ishin fuqia ma e madhe n’Babllkan.

II

Ishte vjesht’ e tretë, me shaj 

e furtun’-kiamet, kur natën n’err

ushtarët e shkjaut, me forc’ hin’

në çdo shpaj n’Bardhej Reç,

 përmajsën xhithçka,bir pa pam’

nuk lan’, ene në ahër  e n’ çenef hin’.

Manej rrafën për vdekje  pleç, f’mi ,

disa cauca i zhvirxhnun’, po ene

Xhra përdhunun’; klithmat  n’kup’

t’qiellit, xhith’ nat’n s’pushun’…

***

Një skuader ushtarësh xhahila si cuba,

u fajtën n’kullën me trekate, e, kur pan’ 

t’bukur’n Hanë si zan’ mali, morë nhov

si bisha t’unshme, e  zhveshenlakuriç,

i lidhën xhojën  e duert, e me rradhë

hipën mbi trupin  e bardhë qelibar,

derdhën epshet shtazarake dhe e lan’

t’shkrdhajme, la n’xhak…xhulshonte

e lotonte, me ju dhajms drunit e xhurit…

E shkreta Ajo! Nga marrja e shnderimit,

ni mendje i  thoshte: e pafajshme je,

nji mendje çetër i pëshpështe n’vesh,

sa ma shpejt - t’vdes. Por ah!..

E bukura Hanë….lujti nga ment’ e kresë.…  

III

Eh, mor bir !  Veç nat’s t’vorrit

do t’ja tregojm’ çfar’ kemi heç...

Kur serbët

kishin kalu mbi Urën e Drinit Zi

e ishin fajt n’Bardhej Reç,

nga funi i katunit, djemt e burrat,

ma par’ kishin mush malet e bjeshk’t.

për t’u ba xhati për  luftëne funit,

 xhall a dek  ta fitonin.Urtaku që moti

kishte than’: “Kur luftohet për Liri

e Vatan’ edhe i Vogli e mund t’Madhin” .

IV

Traj shpajt’ Preçejve, n’kroje t’katunit,

pa mrrajt  ushta’rt serb, vrajk e vrajk,

u nxhitën Malit t’ Mlezës, kaluem’

Sorrokiçin’, Fushën e Madhe e  Malin

e Qimekeçit, me bujt’ n’Malet e Majs Madhe.

***

Tre muj’ jetë -çeni kena ba, açe…Ditët  e funit

na u marun ushqimet, - vujtjet e t’kçijat na u shtun’.

Kemi majt shpajrtin xhall’, t’u gran’ lena lisi,

barishte, kërpurdha  e lëpjeta, ene, xhethe

e kokrra pemësh t’exhra…Por shpresat,

nuk nau fojkën. besojshim  trajmat mbi trajma

t’’Dibrës dhe t’Lumës që kan’luftu në shekuj

me Krajl e Mbret, për Flamur e Venin e Vet….       

V

Për të përzan’ Shkjaun, xhithë Dibra ishte

ngrajt m’kam’. Bashk’ me Lumën matan’

Drinit Zi po luftojshin si luan’…  Burrat

e djemt’ e Reçit, me dardhjanët dhe lurianët,

si skiftera, hidheshin e sulmojshin, t’u shtaj’

me arm…kosa, sfurçe, çisçi e lopata’- me druj

lisi, ahu e frasni, ene  me spata…

***

Si Skëndërbeu mbi turqit,

Lum’ e Dibër mbi ushtrin’ e Shkjaut

u turrën nga t’xhitha anët, i rrethojn;

e fusin në çark …Vikama e Elez Isuftit:

“A besa-bes’, kam’ serbi k’tu t’mos mbes”,

si ahkrepse që ndez barutin, flakadan ndezi

 ndjenat atdhetare t’luft’tarve.. Zjarr e flak’

lufta shpërteu, u ndez qielli u trand toka

Bini trajma, bini, asnji xhall’ mos lini  …

Ushton Korabi e gjëmon Dini…

***

Ushtar’t e shkjaut  në rrëmujë e rrëmet,

S’’din’ ku t’shkojn’, s’din’ t’ mendojn’,

me veten pëshprajsin: O Zot,  na ban

derman!”. Pse na leve, O Nanë?!...

 

VI

Drini i Zi

ishte  ba det, prej prrejve  ba lum,

nga shaju që binte me shek’ ,

n’ vjesht’n e tret’…Posht’ Xhurit

t’Shqipes, ura ishte hedh’ n’erë,

asni shteg për serbët, s’ kishte met…

nga t’ja mbanin… O me arm’t e veta

jetës,t’i jepni fun; o t’fajteshin në lum,

t’ kacafajteshin me valët e Drinit

veç n’duer t’shqptarveve mos t’binin…

***

Shumicën e ushtarve, Drini i Zi

e përlau, nëpër valë e shkamej

i përplasi; disa thejn’ kam’t, disa krah’t,

do çer’ që trupi u kullonte xhak.

valët e Drinit Zi  i ban’ t’kuçe …

****

D i m d h e t mi

i hagri Dimi i zi. Në Kukës

Drini i Bardhë unorën e turpit

u vuni n’ ball’, i fajti  në të fshetat tij,

ushqim u ban’ përlloj’lloj’ peshqish e gaforre…

Ushtria e Dekun e Shkiaut mbeti, ene,  pa Vorre…

Epilog

 

Bir’ i gjishes, t’ parët ton’ na thojshin:

“Për votër e për atdhe te japësh jetën 

asht si me le”. Këte vune  vath n’vesh, 

se hasmi s’bahet majk; as shejtani

s’ bahet elvijar. Po nuk mrojte shpajn’

tane, vendin ku ke le, s’ke pse rron

në kët’ Tokë, mbi kët’ Dhe,- ujitun me xhak…

Paraadhsit  ballpërball’ me hasmin,

jan’ vra e pre, për Flamur e për Atdhe…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...