“Balkan’s Gate”, tre filma për publikun në Shkodër

E Enjte, 25 October 2018 16:55

“Balkan's Gate” këtë vit në Shkodër bëri bashkë regjisorë nga Italia, Franca, Irani dhe SHBA. Projekti nisi në datë 14 tetor në Shkodër, në ambientet e Qendrës Rinore Arka. Drejtuese e projektit regjisorja Ajola Daja pohon se këta regjisorë bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të sjellë në fund të kësaj rezidence 10 ditore tre filma me metrazh të shkurtër, me fokus problemet sociale. Filmat u shfaqën mbrëmë në kinema Millennium në Shkodër, dhe janë pjesë e edicionit të dytë të “Balkan’s Gate”.

“Ky projekt nisi për të nxitur bashkëpunimin me kineastët nëpër botë, për të shkëmbyer ide dhe eksperienca. Duke qenë se një film kushton shumë për t’u realizuar, ky projekt mund të ishte një mundësi shumë e mirë për t’iu dhënë mundësi të rinjve. Ky është edicioni i dytë, por projekti dhe ideja ka nisur dhe është realizuar shumë më herët si pjesë e Festivalit të Filmit Ballkanik në Pogradec. Sikurse edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit ne ishim serish pranë liqenit, të cilit nuk i vendosim dot kufi, duke i qëndruar filozofisë së projektit, bashkëpunim përtej kufijve”, pohon Ajola Daja drejtuese e projektit.

Këtë vit me mbështetjen e Ambasadës Amerikane u zhvillua edhe workshop-i Visual Story Telling Lab. Regjisori amerikan Nathaniel Hansen ishte drejtuesi i këtij workshop-i, i cili konsiston në trajnimin e studenteve të gazetarisë nga qyteti i Shkodrës për përdorimin sa më efikas të imazhit në raportimin e probleme sociale. “Tema është dhuna ndaj gruas dhe studentët u trajnuan se si mund të përballen artistikisht me këtë lajm, duke qenë se ky është një problem akut në vendin tonë”, vijon të tregojë Ajola Daja, drejtuese e projektit. Me mbështetjen e prezencën e OSCE në Shqipëri, studentët zhvilluan gjithashtu një seminar me temë barazia gjinore. “Balkan's Gate” këtë vit është mbështetur nga Ministria e  Kulturës, Ambasada Amerikane, Ambasada Franceze, OSCE Presence in Albania, Qendra Rinore Arka, Multi Media Studio Nositi dhe është prodhim i A. R. Production. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...