“At Sergi” nga Leon Tolstoy, sonte premierë në Teatrin Eksperimental

E Enjte, 25 October 2018 16:55

“At Sergi” nga Leon Tolstoy premierë mbrëmjen e sotme në skenën e  Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra në sallën “Moliere” do të vijojë dhe net të tjera për publikun në teatër. Producente Kozeta Kurti dhe regjisor Fatos Berisha, dramën “At Sergi” e përshtati për skenë Shpëtim Selmani, dhe vijon për publikun dhe në datat 26-27 dhe 28 Tetor ora 19:00. Në vepër interpretojnë aktorët Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi dhe Arta Lahu. Instrumentist në shfaqje është Denis Hima. Regjisori Fatos Berisha është një emër i njohur për skenën teatrore. Me aktivitetin e tij si regjisor ai dhe më parë ka qenë në skenat e teatrit në Tiranë. Këtë herë sjell “At Sergi” që shënon dhe premierën në skenën shqiptare. “Refuzimi ndaj joshjes e tundimit, magjia dhe magjepsja ndaj botës së lirë, vetëm të ekspozon akoma edhe më shumë ndaj dy të parave. Sa më shumë përpiqesh t’i largohesh, aq më tepër lëshojnë rrënjë të dy ato, edhe joshja. Njeriu, qënia humane e brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet” shkruan për veprën producentja Kurti. “At Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e ortodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim. Pjesë e stafit të realizimit të shfaqjes në skenë janë dhe të tjerë emra. Skena Sidia Çepani, design Ermal Koçi, kostumet Sofi Kara, muzika Alban Laro, grimi Marinela Halilaj, fotografia Armand Sallabanda dhe as/regjisor Kriks Dumo. Pas katër netëve që do të jetë në skenën e Teatrit Eksperimental vepra me regji nga Fatos Berisha do të rikthehet sërish për publikun në datat 15, 16, 17, 18, 22, 23, 24 dhe 25 nëntor te “arTurbina”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...