Di Caprio dhe Scorsese sërish bashkë pas filmit “The Wolf of Wall Street”

E Enjte, 25 October 2018 17:05

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio dhe regjisori Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në adaptimin kinematografik të “Killers of the Flower Moon”, prodhuar nga “Imperative Entertainment”.

Ngjarja e filmit është ambientuar në vitin 1920. Njerëzit më të pasur të botës bënin pjesë në fisin Osage Indian Nation në Oklahoma. Pasi në tokën e tyre u zbulua nafta, nisën të shëtisnin me shofer personal dhe të ndërtonin pallate luksoze dhe t’i çonin fëmijët me studime në Europë. Më pas, nisën vrasjet e tyre. Një agjente e FBI-së merr çështjen në dorë dhe zbulon konspiracionin në atë që është cilësuar si një prej krimeve më monstruoze në historinë amerikane.

Filmi bazohet në librin me të njëjtin titull të David Grann. “Kur lexova librin nisa menjëherë ta shikoja në mendjen time si një shesh xhirim me njerëz e skena dhe duhet ta bëja patjetër film. Mezi pres të nis punën me skenaristin Eric Roth dhe Leo DiCaprio, për ta sjellë në ekran këtë histori të errët amerikane”, -deklaroi Scorsese.

“Killers of the Flower Moon” është bashkëpunimi i gjashtë Scorsese-DiCaprio, pas “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...