Vangjel Gjikondi: Piktorët janë braktisur nga Ministria e Kulturës

E Enjte, 25 October 2018 17:04

Piktorët që duan të ekspozojnë veprat e tyre me shumë vështirësi munden të hapin ekspozita. Për shkak të mungesës së mbështetjes në projekte apo dhe sallave që janë hapësira të kufizuar, sipas tyre kjo ka bërë që ata të kenë probleme në aktivitetin e tyre krijues. Vështirësitë nuk janë të pakta, por piktorët pohojnë se nuk ndikojnë në përmirësim të kësaj gjendje dhe politikat shtetërore. Në një intervistë  piktori i njohur Vangjel Gjikondi që prej dekadash po vijon aktivitetin me pikturën shprehet se edhe një ekspozitë që hapi disa kohë më parë me vepra kushtuar Skënderbeut ai u përball me problemet që dolën nga institucionet. Për piktorin Vangjel Gjikondi politikat shtetërore lënë për të dëshiruar, dhe GKA po tregon se ka mbyllur dyert për artistët. Problem për piktorin është dhe mungesa e promovimit për krijimtarinë nga institucionet.

 “Është bukur dhe kur bën ekspozita personale, por gjithashtu edhe kur je në grup piktorësh, që të ekspozohen veprat e tua. Kjo duhet të jetë dhe nëpërmjet galerive, por tek ne nuk ka, janë shumë pak. As shteti nuk po organizon më ekspozita si dikur që bëheshin në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe ishin vërtetë dinjitoze, dhe duhej të ishin përkrahur. Shteti nuk bën aktivitete, por kjo mungon dhe për ato pak galeri të tjera që janë private. Dikur bëheshin ekspozita dhe bliheshin punët e piktorëve. Koleksiononi i veprave që merrte Galeria Kombëtare e Arteve për fondin po ashtu ishte gjë shumë e mirë. Por edhe GKA duket se ka mbyllur dyert për artistët.

Artistët janë të prekur nga kjo që po ndodh me Galerinë Kombëtare të Arteve. Ata duan të ekspozojnë, kanë bërë punime, kanë trajtuar tema të ndryshme, por nuk është mundësia. Mua sot Galeria Kombëtare e Arteve nuk më duket pozitive. Ishte një periudhë kur drejtonte Abaz Hado, apo dhe Shabani gjatë kohës së të cilit pati ekspozita aktivitete. Por drejtori tani çfarë po bën me GKA? Më duket se Galerinë Kombëtare të Arteve është bllokuar fare. Ministria e Kulturës thotë për Galerinë Kombëtare të Arteve: Muzeu i Arteve të Bukura. Por unë i bëra një pyetje: Ç’është ky muze? Ministrja nuk e përcaktonte, që nga GKA do të kthehet Muze të Arteve të Bukura. Ne flasim sot për Galerinë Kombëtare të Arteve, por që ka një vit dhe nuk po bën aktivitete. GKA duhet të bëjë aktivitete, të kemi ekspozita. Tre ekspozita gjatë vitit dhe nuk ndjehet mënyra e marketingut në GKA. Nuk ka aktivitete të mirëfillta nga piktorët shqiptarë në GKA, ose kanë ndonjë artist që marrin nga jashtë.

 Unë vijoj punën time në studio, por dhe tregu është në krizë, ndaj ankohen dhe piktorët. Piktorët duan të ekspozojnë dhe të shesin veprat e tyre. Kriza është, sepse njerëzit që kanë blerë piktura që janë dhe intelektuale po largohen nga Shqipëria. Ka familje që na kanë blerë piktura dikur por po ikin nga Shqipëria, dhe ne po ia blejmë sërish veprat. Po ju them një rast. Kur u bë ekspozita “Onufri” në 1994 kam bërë një pikturë dhe ajo është shitur. Po kjo familja, që e ka blerë këtë vepër ka ardhur dhe më ka thënë, që t’ia blej unë tani pikturën. I duhen paratë, sepse do të largohet. Sot ne nuk kemi aktivitet si dikur. Dikur bëheshin dy ekspozita në vit që ishin të organizuara nga institucionet, sot nuk ka më. Tani nuk bëhet asgjë. Edhe ato para që ka shteti i hedh në gjëra të tjera, se ka mendjen te piktura. Botimet mungojnë për autorët e njohur. Nga GKA nuk bëhen më botime si dikur. Buxhete kanë në ministri, por nuk të japin për projektet. Piktorët janë në një farë mënyre të braktisur për projektet e tyre. Mungon promovimi i piktorëve, duhet marketing. Ndaj duhet që të futet dhe shteti që të krijojë promovimin, reklamimin e aktiviteteve të ndryshme. Duke bërë një aktivitet përmes Ministrisë së Kulturës është një gjë plus dhe tërheq dhe vëmendjen e publikut. Por piktorët janë të braktisur nga politikat shtetërore, edhe unë jam me mendimin e artistëve të tjerë për problemet. Duhet marketing më shumë nga shteti për artistët kur kanë ekspozita, merr vlerë kur promovon shteti. Por ka dhe artistë që kanë krijuar klientelën e tyre. Edhe unë e kam klientelën time dhe vijnë në studio blejnë piktura. Por në përgjithësi aktiviteti i artistëve ka vështirësi dhe jo pak. Por edhe vetë artistët duhet të mundohem më shumë, që ti bëjnë më shumë marketing vetes, sepse kjo do ti ndihmonte për veprat”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...