Mbërrin ”cikloni” Segolene Royal

E mërkurë, 31 October 2018 15:37

Pas motit të keq që ka përfshirë Francën, mbërriti sot edhe ”cikloni” Segolene Royal, e cila pas humbjeve, ofendimeve dhe tradhtive personale, qëndron sërish një nga gratë më popullore të politikës franceze.

I pritur me shumë kërshëri, doli sot në mëngjes në libraritë franceze libri i saj me titull ”Ce que je peux enfin vous dire” (”Ajo që më në fund mund t’u them”), 300 faqe me të vërteta të tjera, të treguara nga një grua, e cila duhet të vuajë kur merret me politikë si edhe episode mjaft të kripura.

Ce-que-je-peux-enfin-dire.jpg

Në 30 vite si protagoniste, Segolene, e cila ka qenë edhe bashkëshortja e ish-presidentit francez, me të cilin ka katër fëmijë, ndjen se duhet t’i thotë të gjitha.

Kapitulli i parë i librit i kushtohet vështirësive të të qenit grua pranë pushtetit: aludime të thëna apo të pëshpëritura, komente mbi pamjen e saj fizike, ofendime me natyrë seksiste dhe shumë të tjera.

Në këtë libër, Segolene mbyll llogaritë personale edhe me politikanë si Lionel Jospin apo Michel Rocard, me gazetarin Alain Duhamel, por mbi të gjitha me bashkëshortin e saj, François Hollande.

7656831_3ca89914-3cc9-11e8-bd83-79abbc24c804-1_1000x625.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...