“Lutja”, një dokumentar për krijimtarinë dhe aktivitetin e Gazmend Lekës

E mërkurë, 31 October 2018 15:38

Dokumentari “Lutja” vjen me krijimtarinë dhe punën ndër vite të profesorit të Universitetit të Arteve piktorit Gazmend Leka. Një realizim nga Ylli Drishti dhe Florian Haxhihyseni dokumentari përcjell momentet nga puna dhe aktiviteti i piktorit, ku nuk mungojnë dhe intervistat me personalitete të ndryshme, kolegë dhe miq të tij. Ylli Drishti këtë herë ka punuar për skenarin e dokumentarit dhe pohon se në rreth 60 minuta tregohet një përmbledhje  për punën e piktorit Gazmend Leka. Për Drishtin piktori Gazmend Leka është një artist shumëplanësh.

“Krijimtaria dhe puna  e tij ndër vite vjen në një përmbledhje në rreth 60 minuta të një dokumentari. Gazmend Leka nuk është një figurë e zakonshme, por mjaft e veçantë, është një artist shumë i formuar dhe shumëplanësh. Ai e ka nisur rrugëtimin e tij, duke filluar nga Berati si skenograf i Shtëpisë së Kulturës. Më pas ai ka qenë në grupin e piktorëve në  interieret e Muzeut të Krujës si dhe drejtues i grupit atje. Ai ka një aktivitet të vlerësuar me veprat e tij ndër vite në pikturë. Pra gjithë kjo krijimtari e tij dhe kjo figurë shumëplanëshe dhe veçantë nuk është e zakonshme. Për të vlerësuar figurën e tij ne menduam këtë dokumentar”, tregon Ylli Drishti këtë herë skenarist dhe bashkërealizues në dokumentar.

Për realizimin e këtij dokumentari u përdorën dhe filmime të arkivit vetjak të piktorit Gazmend Leka. Në punën e bërë Drishti tregon bashkëpunimin me Florian Haxhihyseni, ku janë përdorur jo vetëm materiale arkivore por dhe intervista të ndryshme. “Bashkëpunuam me e pedagogun e arteve Florian Haxhihyseni dhe kemi bërë një radhë intervistash, pjesa tjetër është çfarë ka pasur Gazmend Leka në arkivin e tij, ekspozitat ndër vite. Ne nuk kemi pasur asnjë sponsor dhe e bëmë vetë me dëshirën tonë dokumentarin. Në dokumentar flasin kolegë dhe miq të tij, studiues të artit, etj,” tregon Ylli Drishti. Ky dokumentar u realizua në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve nën kujdesin e dekanit prof. asc. Ardian Isufi. Dokumentari shfaqet sot paradite në sallën BlackBox të Universitetit të Arteve. Gazmend Leka në vitin 1978 kryen studimet në Akademinë e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982. Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991 bëhet udhëheqës artistik i filmave të animuar në kinostudion "Shqipëria e Re" duke punuar si regjisor i tyre. Në vitin 1991 nis punë si pedagog në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...