Muzeu Kombëtar ”Gjethi”, mes rrëfimeve dhe objekteve nga e kaluara e errët

Premte, 02 November 2018 13:49

Brezi i ri përditë e më shumë po afrohet me artin, kulturë dhe historinë e shkuar pasi janë këto hallka të zinxhirit që të rinjtë duhet ti formojnë për të plotësuar identitetin e tyre duke i parë dhe prekur nga afër veprat dhe pjesë historie nga e kaluara.

Kjo gjë po realizohet dhe fal programeve spedcifike për brezin e ri që institucionet përkatëse po bëjnë ku një ndër to është “Kujtojmë për të mos harruar” ku të rinjtë njihen me të kaluarën e errët të periudhës së komunizmit në vendin tonë.

Shkolla “Qazim Turdiu” në Tiranë u bë sot pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar” i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës.

Në Muzeun Kombëtar ”Gjethi” të rinjtë u njohën nga afër me objekte mjaft interesante që janë përdorur në atë kohë si dhe u njohën gjithashtu me fakte reale nga tregimi i Uran Kostrecit ish i dënuar politik i cili paraqiti për brezin e ri fakte dhe përjetime reale.

Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.

Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me Uran Kostreci, i dënuar politik në kohën e diktaturës me 20 vite burg dhe 5 vite internim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...