“La Triavata” rikthen dirigjentin Ermir Krantja në Pallatin e Kongreseve

E mërkurë, 14 November 2018 14:49

Teatri i Operës dhe Baletit  sjell në skenë operën “La Triavata” nga Giuseppe Verdi. Për tre mbrëmje me radhë në skenën e Pallatit të Kongreseve do të jene bashkë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Opera "La Traviata" ka rikthyer në Tiranë dhe dirigjentin e njohur Ermir Krantja, regjia e veprës Magdalena Fuchsberger dhe as.regji Ada Gurra. Opera do të jetë në skenë mbrëmjet e datave 16,17 dhe 18 nëntor në Pallatin e Kongreseve. TOB bën me dije se ka pasur interes për këtë vepër në skenë. “Nxitoni miq pasi “La Traviata” në këtë rivënie sjell një skenë gjigande, me një skenografi të ripunuar duke risjellë detaje të reja. Një kast shqiptar dhe i huaj që bëhen bashkë në këtë super produksion të TOB”, shkruan teatri për këtë vepër operistike. Në role janë artistë të njohur, ku përmendim sopranon Eva Golemi, baritoni Ylber Gjini, etj. “La Traviata” është një opera e tre akteve nga Verdi e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave.  Vepra e Verdit, që sjell historinë e kurtizanes me një fisnik, interpretohet nga artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj, që nën regjinë e Magdalene Fuchsberger sjellin jetën pariziene me alegritë e festave dhe kontrastin e sonoriteteve sociale. Vlerësimi për veprat që mbajnë emrin e Verdit nuk mungojnë, por opera “La Traviata” hyn në operat më të bukura të tij. Një vepër liriko- dramatike e shkallës së lartë. Dirigjenti Ermir Krantja është sot një nga emrat më të vlerësuar në botën e muzikës. Me dhjetëra koncerte të dirigjuara brenda dhe jashtë vendit ai ka marrë jo pak vlerësime. Prej shumë vitesh dirigjenti Ermir Krantja jeton në Itali, dhe këto ditë nëntori ai vjen sërish në skenën shqiptare për të një kryevepër botërore. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqën qysh herët, por shkollimi që i vështirë sepse kishte origjinë nga fshati dhe mungesë të mjeteve materiale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...