Prezantim i plotë i poetit disident Havzi Nela në Panairin e Librit

Premte, 16 November 2018 16:03

Poeti disdent Havzi Nela, i cili u var nga regjimi komunist,  30 vjet më parë, në sheshin e Kuksit, prezantohet denjësisht në Panarin e Librit. Eshtë “Klubi i poezisë” që e sjell të plotë veprën e tij poetike, “Shtatë fletore”, së bashku me dy botime të tjera, një numër special i revistës letrare “Illz” dhe librin me shkrime e konsiderata të shkrimtarëve dhe personaliteteve të njohura për poetin Havzi Nela, të titulluar “Shpirti i lirë i Lumës, Shkrimtarët për Hanzi Nelën”.  Këto botime vijën pas vendosjes së bustit të poetit në vendlindjen e tij, në gusht 2018, me rastin e 30-vjetorit të ekzekutimit. “Havzi Nela është heroi i vërtetë, njeriu dhe poeti më antikonformist, që qëndroi, që nuk iku, që nuk tha më fal, që nuk kërkoi mëshirë, që nuk u jargavit, që nuk vdiq në krevat, që nuk u vra duke ikë, që tha hapur që nuk ju dua, që tha po, kam folur kundër e jam kundër sistemit komunist, i kam thënë të gjitha çfarë thoni ju, çfarë të doni ju”, shkruan Rexhep Shahu. Këto botime janë përgatitur nga Rexhep Shahu e Izet Duraku.

“Havziu mbetet Orfe i Lirisë. Ai është shpirti i Lirisë. Dhe pse krimet e komunizmit ende s’janë dënuar siç duhet, edhe pse vegla qorre të asaj kohe, ekzekutorët e tij gjaktftohtë, si struci mbrohen pas paragrafëve që shkoi liria, poet Havzi Nela tash prehet i qetë. Vepra e tij poetike me kohë ka dalë nga burgu dhe tashmë është në duart e lexuesit”, shkruan Duraku.

20181116_111924.jpg20181116_112016.jpg20181116_112000.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...