“Tak-Tak 2019” – RTSH, vijon puna me programin e madh të Vitit të Ri 2019

Premte, 16 November 2018 16:05

Një program krejt i veçantë që mban firmën prestigjoze të Pëllumb Kullës si autor, një thesar i humorit shqiptar, të cilin e konservoi në vitet e gjata të emigrimit duke e pasuruar me atë që takoi jashtë kufinjve. Autor i disa librave me humor amerikan, rus, ebre, ballkanas etj. E gjithë kjo eksperiencë që bën diferencë, në 4 orë program në natën e ndërrimit të viteve në RTSH.

Të pyetur së bashku me producentin e programit, Leonard Bombaj, për pritshmërinë, ata përgjigjen : “ Do ketë herë të qeshura, herë lot, herë të qeshura me lot”.

Programi do të jetë i konceptuar në dy dimensione : Një minifilm me grimca humori në gjithë paradigmën e realitetit shqiptar dhe spektakël në sallën e Universitetit të Arteve, ku artistët në skenë do të rrethohen nga publik real për të përfituar impaktin e parë emocional të drejtpërdrejtë.

Në moderimin e Enida Tarifës, me aktorët e njohur Mehdi Malka, Neritan Liçaj, Xhulieta Kulla, Egla Çeno, Herion Mustafaraj etj, si dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Luftar Pajës.

Në ditët në vijim RTSH do të zbulojë më shumë detaje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...