Festivali i Këngës në RTSH, prezantohen 22 këngët pjesëmarrëse

Diel, 09 December 2018 12:50

Na ndajnë vetëm dy javë nga edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në faqen zyrtare të festivalit, janë prezantuar këngët e 22 konkurrentëve të këtij edicioni. Ashtu siç ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Festivalit, Inva Mula, këtë vit këngët nuk do të zbulohen të plota, pasi formula e prezantimit të këtij edicioni ka si qëllim njohjen me një pjesë të këngës gërshetuar me një intervistë të artistit pjesëmarrës në garë, autorëve të këngës, apo edhe momente nga rutina e vetë protagonistëve. Artistët kanë përzgjedhur vetë fabulën me të cilën shfaqet në këto klipe promovuese dhe njohëse njëherësh me materialet muzikore me të cilët do të garojnë në Festivalin e madh të muzikës. Këngët pjesëmarrëse do të prezantohen nën shoqërimin e Orkestrës së madhe të Radio Televizionit Shqiptar. Komisioni që ka përzgjedhur 22 këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist). Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, në Izrael. Festivali zhvillohet në datat 20-21- 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. 

Sipas shortit renditja do të jetë kjo:

 

1. Bojken Lako

2. Alar Band

3. Lidia Lufi

4. Kujtim Prodani

5. Gjergj Leka

6. Dilan Reka

7. Mirud

8. Soni Malaj

9. Jonida Maliqi

10. Elton Deda

11. Elona Islamaj

12. Klodiana Vata

13. Klint Çollaku

14. Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti

15. Kelly

16. Bruno Pollogati

17. Marko Strazimiri dhe Imbro

18. Lorela Sejdini

19. Eliza Hoxha

20. Eranda Libohova

21. Aurel Thëllimi

22. Orgesa Zaimi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...