Panairi i Librit Lajpcig, diskutim në stendën e Shqipërisë mbi përkthimin dhe problemet e tij

Tuesday, 26 Mars 2019 12:41

Përkthimi ishte tema e diskutimit në stendën e Shqipërisë me autorët dhe përkthyesit Lisandri Kola, Ana Kove dhe Mimoza Hysa në panairin e librit në Lajpcig. Ministria e Kulturës shkruan se letrat shqipe kanë një traditë të pasur përkthimi nga gjuha e huaj, por kanë vështirësi të kalojnë letërsinë shqipe në gjuhë të huaja. Mimoza Hysa e hapi takimin duke prezantuar katalogun në gjuhën angleze të letërsisë shqipe në panairin e librit në Lajpcig, në të cilin përveç autorëve fitues të çmimeve të vitit të kaluar janë përfshirë dhe dy përkthyeset Ani Gjika dhe Evelyne Noyguest, të dyja finaliste për çmimet e përkthimit në dy vendet respektive të veprave të përkthyera, në Amerikë dhe Francë, gjë që dëshmon raste suksesi të rëndësishme të përkthimit të letërsisë shqipe dhe futjes në tregun e huaj të librit.

Ministria shkruan se nisur nga krijimtaria e Lisandri Kolës ku gjuha dhe identiteti që mbërthehet në të është “strajca me rrënjë” apo “kryqi” që mban mbi shpinë, në takim u shtrua pyetja sa humbet poezia dhe proza e tij nga përkthimi, sidomos po të merret parasysh përdorimi i variantit të gegnishtes në tekstet e tij. “Për Lisandri Kolën varianti i gegnishtes në përkthim mbart të njëjtat vështirësi si çdo gjuhë tjetër. Dëshmi është përkthimi i suksesshëm i shumë autorëve që shkruajnë në këtë variant, për të përmendur një me shkallë vështirësie të lartë si Martin Camaj”, shprehet ministria për këtë takim.

Ana Kove si shumë autorë shqiptarë ka nisur ta përkthejë vetë poezinë e saj në gjuhën gjermane gjë që e bën më të lirë përkthimin, duke e rikrijuar. Pyetjes nëse letërsia shqipe ka prurje të rëndësishme që meritojnë të përkthehen në gjuhë të huaj, Lisandri Kola, në rolin e studiuesit të letërsisë shqipe, iu përgjigj se letërsia shqipe është në një fazë tranzicioni estetik dhe, me gjithë prurjet e shumta ku nuk mungojnë vepra të rëndësishme, mbetet ende në kërkim të identitetit të vet në rrafshin estetik. Më pas më konkretisht u diskutua rreth mungesave të strukturave të qëndrueshme për përcjelljen e letërsisë shqipe në gjuhë të huaj: si mungesa e përkthyesve të huaj të interesuar për letërsinë shqipe, gjë që kërkon edhe politika mbështetëse. Hapja e fondit të mbështetjes së përkthimit nga gjuha shqipe të mundësuar nga Ministria e Kulturës ka ndihmuar që në tre vite 16 vepra të përkthehen nga gjuha shqipe.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...