“Bini” i Erblin Nushit fiton çmim në garën rajonale të Emmy Awards

Hënë, 29 Prill 2019 10:10

Filmi “Bini” nga Erblin Nushi është shpërblyer për arritje të jashtëzakonshme në produksion në kategorinë e studentëve në garën rajonale të Emmy Awards, The National Capitol Chesapeake Bay, shkruan KultPlus.

Nushi pas pranimit të çmimit është shprehur së nuk do të ndalet së treguari historitë e Kosovës.

“Ky udhëtim ka qenë një udhëtim që do e kujtojë gjithmonë. Falënderimi im shkon për ekipin punues që më ka ndihmuar që ta kthej këtë pjesë të jetës sime dhe historinë tmerruese të vendit tonë në një film. E dashur ime, Kosovë, unë nuk do të ndalem së treguari historinë tonë pasi që ne jemi të rëndësishëm”, është shprehur Nushi.

“Bini” bazohet në ngjarje të vërtetë. Erblin Nushi ka qenë 6-vjeçar kur shpërtheu lufta në Kosovë. Filmin “Bini” e ka realizuar si punim diplome. Ai ka kryer studimet bazike për film “George Mason University” në Fairfax të Virginias në ShBA, ku është zhvendosur bashkë me familjen më 2010.

Në filmin “Bini”, pos Lurni Krasniqit, në rolin e kryepersonazhit luajnë edhe Artiola Hamdija, Fjolla Nushi, Eshref Durmishi, Armond Morina, Florentina Ademi dhe Elena Shoshi. Xhirimet e këtij filmi ishin bërë në Pejë./ KultPlus.com

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...