Jonida Maliqi në Eurovision do të duket si mbretëreshë ilire

Hënë, 29 Prill 2019 16:00

Këngëtarja Jonida Maliqi, ka zbuluar pak nga veshja që do ta ketë në natën kur do të ngjitet në skenën e Eurovisionit.

Në një intervistë për emsionin “N’Za”, Jonida ka zbuluar disa detaje nga përfaqësimi i saj në skenën e Eurovisionit, ku mes tjerash ka treguar se fustani i saj, i cili është punuar nga disenjatori Ardi Asllani, do të jetë me filigran ari dhe do të ketë elemente etnike ilire. 

“Në fustan do të ketë filigran ari, ku do të përfaqësohet më së miri etnika shqiptare, iliriane, jo folklorike, e modernizuar, diçka unike, fustani do të jetë një vepër arti”, ka thënë Jonida.

Nga kjo lë të kuptohet se këngëtarja shqiptare në natën e 16 majit në skenën e Eurovisionit, do të duket si një mbretëreshë ilire. Kujtojmë që kënga “Ktheju Tokës”, po vlerësohet nga publiku evropian duke u radhitur në maja të sondazheve si kënga më e mirë e këtij viti në Eurovision./Magazina.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...