Milto Kutali dhe Arben Derhemi sjellin shfaqjen "Magjia e Jozef Bider"

Premte, 03 May 2019 12:58

Vepra teatrore “Magjia e Jozef Bider” vjen së shpejti premierë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shkruar nga autorët Eberhard Streul dhe Otto Schenk me regji nga Milto Kutali vepra do të interpretohet në skenë nga aktori i njohur Arben Derhemi. Monodrama do të jetë premierë në skenë në datat 10, 11 dhe 12 maj për publikun. Me regji nga Mito Kutali dhe interpretim nga aktori Arben Derhemi përmes saj do të përcillen për publikun të vërtetat e teatrit, që shpeshherë nuk thuhen. Protagonist këtë herë në monodramë aktori Arben Derhemi shprehet se vepra teatrore që do të jetë së shpejti në skenë ka lidhje dhe me realitetin tonë. “Në vepër është një rekuiziter që gjendet rastësisht në një sallë të mbushur me njerëz, në një natë që kanë ndodhur ngatërresa në shfaqje. Por në këtë natë shfaqjen e jep ky vetë për spektatorët. Ai merret me objektet që vihen në shfaqje, por publiku e kujton si aktor. Dhe aty ai fillon dhe tregon të vërtetat e teatrit brenda në këtë shfaqje, ato që duhen thënë dhe ato që nuk duhen thënë. Normal që vepra ka lidhje dhe me realitetin tonë, sepse unë e kam aktualizuar disi këtë vepër për në skenë për teatrin tonë, sepse ky personazh është rekuiziter jo vetëm i teatrit të dramë, por dhe i operës”, tregon për këtë vepër që do të jetë së shpejti në skenë aktori Arben Derhemi. Porvat për këtë pjesë teatrore në teatër që është shkruar nga autorë gjermanë kanë vijuar sërish me regjisorin Milto Kutali. Por aktori Arben Derhemi mes të tjerave shprehet se edhe me këtë vepër teatrore do të vijojë në skena të ndryshme për publikun. Pra jo vetëm publiku i Tiranës do ta shikojë këtë vepër, por dhe spektatori i teatrit në qytete të tjera. “ Unë me veprat e mia nuk qëndroj vetëm në Tiranë, kjo varet dhe nga kalendari se si do ti kem punët, por me shfaqjen do të vijoj dhe në skena të tjera për publikun”, shprehet Derhemi. As/ regjisor në vepër Aldi Hysotoi, skenograf Mario Malaj, formulimi muzikor Albana Petrela, koreograf Armando Rustemi, mjeshtër efektesh Artur Selmani, grafika Lorenc Buzi si dhe drejtor i projektit Jorke Brokaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...