Komedia “Farsa e Kurorës”, shkon në teatrin e Gjirokastrës

Tuesday, 14 May 2019 11:35

Premiera e komedisë “Farsa e Kurorës” me autor Arben Iliazin dhe regji të Ledian Gjeçit u shfaq për publikun në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Ky projekt teatror u realizua në bashkëpunim me teatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës. Pas mbrëmjes në Tiranë shfaqja premierë do të vijojë për tre mbrëmje me radhë në teatrin “Zihni Salo” nga data 14 deri më 16 maj. Me regji nga Ledian Gjeçi rolet në skenë luhen nga aktori Xhuliano Brisku që vjen si dashnori, Erion Hinaj në rolin e Dinos si bashkëshorti dhe aktorja Dajana Nenaj në rolin e gruas së re me emrin Kamila, që janë tre protagonistët e komedisë farsë. “Farsa e Kurorës” vjen në skenë si një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor familjar, që zhvillohet në sy të publikut. Regjisori Ledian Gjeçi shprehet se vazhdon të ketë në vëmendjen e tij vepra të autorëve shqiptarë për ti sjellë në teatër. “Zgjodha këtë vepër për në skenë, sepse besoj se kemi çfarë ti themi realitetit shqiptar, por edhe sepse kam një ndjeshmëri të veçantë ndaj dramës shqipe. Shfaqja është premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental, pastaj do të vijojë edhe në teatrin e Gjirokastrës “Zihni Sako”, pasi kjo që po bëjmë është projekt i këtij teatri”, tregon regjisori Gjeçi. Me tre aktorë në skenë vepra sipas regjisorit Ledian Gjeçi do ta bëjë publikun të reflektojë. “Në ngjarjet e veprës publiku do të gjej mundësinë për t’u argëtuar, por dhe për të reflektuar mbi lakminë e mbi tradhtinë”, shprehet mes të tjerave regjisori i komedisë “Farsa e Kurorës”. Ndërsa mbrëmë për publikun u soll në skenë kjo premierë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vijojnë të shfaqen pjesë të ndryshme të autorëve shqiptarë, por dhe të huaj për publikun. Ndërsa një pjesë janë premiera, të tjerat janë dhe rikthime në skenë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Selena Gomez do të martohet me aktorin 68-vjeçar? (FOTO)

Show-biz

Selena Gomez do të martohet me aktorin 68-vjeçar? (FOTO)

Pesë ditë më parë, Selena Gomez, shkroi në profilin e saj në “Instagram” se do të martohet me aktorin e famshëm, Bill Murray, dhe u duk se askush nuk e...

“Washington Post”, apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin

Aktualitet

“Washington Post”, apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin

“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në...

Bumçi: Sondazhet tregojnë fitoren e thellë të PD-së, por nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën

Politikë

Bumçi: Sondazhet tregojnë fitoren e thellë të PD-së, por nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, në një intervistë për Syri.net ka riktheksuar edhe njëherë qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, për të mos hyrë në zgjedhje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!