Shqipëria në vitet 1928-1931, ekspozita e çiftit italian Quaroni interes të madh nga artdashësit

Premte, 31 May 2019 12:37

Ekspozita e fotografëve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni me 780 fotografi të digjitalizuara të arkivit personal të tyre të Shqipërisë së viteve 1928-1931, e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë, është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh.

“Vetëm 10 ditë nga hapja, ekspozita “Arkivi Fotografik 1928-193″ shënon mbi 1000 vizitorë, të cilët po befasohen çdo ditë nga fotot e ekspozuara për herë të parë në COD nga çifti Quaroni”, bën të ditur COD.

Sipas COD, mbresëlënëse janë shënimet dhe vizitat nga studiues, gazetarë dhe trashëgimtarë të familjeve të njohura shqiptare të viteve ’20, të cilët do të japin ndihmesën e tyre për studime të reja të historisë së asaj kohe.

Vizitorët kanë zbuluar në këtë fotografi ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni.

Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në Ambasadën Italiane në Shqipëri. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi.

Të gjitha fotot e digjitalizuara, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë. Është dëshira e familjes Quaroni, që gjithë Arkiva Fotografike Quaroni, Albania 1928–1931 të jetë e përdorshme për të gjithë të interesuarit për historinë e Shqipërisë, si nga historianët, studiuesit, diplomatët, gazetarët, ashtu dhe studentët shqiptarë e të huaj.

Arkivi është ruajtur në Itali nga familja Quaroni dhe është sjellë në Shqipëri nga mbesa e Pietro dhe Larissa Quaroni-t, Cristina Quaroni, e cila, nëntëdhjetë vjet pas gjyshërve të saj, vjen në Shqipëri si bashkëshortja e ambasadorit të Spanjës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD deri më 29 qershor 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...