Ditëlindja/Cikel me poezi nga Alma Muça

Tuesday, 18 June 2019 19:30

Vetmia 

Ti ecje e vetme,

ne rruget me shi,

Ku luftoje me kujtimet e tua.

Kush kujtim te vjen ne mend...??!!

Me e keqja e paharruar.

Pa kuptuar asnje gje,

kepucet tua lageshin ne shi.

Nje kujtim i hidhur te vjen ne mend,

E keqja e kaluar pa njeri.

Shiu ishte shume i acart

Sa binte me bresheri.

Dhe e vetme ecje pa u ndjer

Ne ata rruge e vetme ishe ti.

Si nuk te dha dikush nje cader???

Te te mbulonte ne ate moment...??!!

Ishte shi bresher,i akullt,

Me bubullimat qe te tremb.

Ëngjëll 

E urreja atë ndjesinë e ftohtë,

Të duarve të saj,

Fytyra e ëmbël akull e ftohtë,

Syçkat e saj të mbyllura si kuti...

Mëndja me gënjente se ishe në gjumë,

 ti hapja syt e saj...

T’i puthja shumë fort,

T’i puthja me mallë,

Ata syt e ëmbël qe kurr s’do shikoja me,

Ata buze të bukura,

Që kurr s’do flasin më...

Humbjen se pranova,

Fillova të bërtas,

Ulërija pa fund,

Të ngrihej nga ajo drasë....

Drasë e mallkuar,

Si pate atë shpirtë????!!!

Të merrje nje ëngjëll,

Ta mbyllje ne kuti??? 

Kujtimet 

Ne dhimbjen e heshtur po mendoj,

Frytet e jetes ti harroj,

Kur dhimbja shpirtin e kaploi,

As gezimet e jetes si kujtoi.

Dhe hidherimet tona,

Si kujtim na mbeten,

Kujto ke te duash,

Mbahen mend gjithe jeten.

Kto kujtimet tone,

Nje nostalgji na sjellin,

Malle dhe dashuri,

Per njerezit qe si kemi...

Botë e egër

Ju luta te mos ikte,

Po iku ngadalë,

Pa u ndjerë,

Nuk më tha asnjë fjalë...

E putha ne ballë,

Ja putha ata sy,

E shtrëngova aq fort,

Sa mendova do trembej në ktë bote..

Po bota ishte e egër,

Arrogate e madhe,

U tregu e rreptë,

Ma mori përjet....   

Minutat

I falem gjumit ne ktë natë,

Të flej 1 ore dhe jo me pak,

Fli tani dhe qetesohu,

ëmbël e ëmbël nga pak zgjohu...

Me ngashërim po prisja

Nga gjumi nuk u zgjua,

Menjëher fillova të bërtisja,

Akrepi i minutave kishte ndaluar.    

 

Yjet 

Një ëngjëll i fort,

I ngrirë në kuti,

Ngeli pa frym,

Ngeli pa shpi.

Ky ëngjëll i bukur,

Nuk di cfarë kërkon???!!!

I mbyllur në kuti akullt,

I ngrir po shkon...

Atje lart në qiell,

dikush po e pret,

Ike me nje breng,

Diku te ngel peng.

Peng i ka mbet

Se ike n’atë botë

Le tre yje ne jetë,

Tre yje të vetëm,

Tre yje hënë plotë.

Mbrëmja

Muzgu i mbrëmjes i hapur me pret,

Fol,qaj bertit ashtu si di vet,

Askush ste shikon..

As s’te degjon njeri....

Nxirre ate mllef,

Që brënda e mban ti.

Shprehu ti tani,

Nga un mos ki frik...!!!

Nje frik kam se po ta shpreh,

Ti do me shohesh dhe qielli do ngryset me re....

Heshtja

A e di si jam ndier ne kte dite?

Me ngasherim e vetme ne kte bote.

Te gjithe festojn ulur ne tryez,

Tryeza ime e vetme bosh.....

Bosh pa njerezit e mi,

Te munguar ne heshtje vetes i flas...!!!!

A ka njeri ne kte bote???

Te te doj,te duash dhe te te flas.

E vetme po rri me heshtje,

Me nje gote ne duar.

Nuk bej dot gezuar,

Se pata nje fat te hidheruar.

       

Ditëlindja

Dhe kjo ditëlindje po kalon,

Asgjë e hijshme e njëjtë si gjithmone,

Nuk ka më një tryezë

As një pjatë të shtruar...

Por ka vec një got

Me lotët që nuk kan të mbaruar.

Tavolina është bosh 

Nuk ka me njëri

Nga pesë veta të qenë

Mbetën tri.....

Me një tuf lule në dor

Tek ti po vij

Nuk do të të gjej të gjallë

Por në fotografi.

Do të të laj me uj dhe do të të fshi

Se ai uj që po të lan janë lotët e mi.

Zemra fort më rreh

Si radhë naj her,

As vet se kuptova

Pse rrahu kaq fort???

Tek i trisht parcel

Aty u ndala un.....

E veshur në të zezë,

po vajtoj pa fund.

A thu se më degjove???

Në atë mermer të shkretë...

Tu ula në gjunjë

Të shtrëngova fortë

Të thash nja dy fjalë

Që kjo botë është bosh

Të tregova që luftova

Por lufta ishte e kot

Malli me mbyt për së gjalli,

Dhimbja që më përvëlon.

Një got kam mar me vete

Të mbledh këta lotë

Të shfryhem pranë teje

Të të them që zemrën e kam cop.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...