Nis restaurimi në kishën e Shën Kostandinit dhe Helenës

E mërkurë, 26 June 2019 13:57

Atelieja e Restaurimit “Konservimi i pikturës murale në kishën e Shën Kostandinit dhe Helenës, Berat, Shqipëri” po zhvillohet në Berat. Kjo atelie do të zgjasë 2 javë dhe do të zhvillohet në datat 24 qershor- 5 korrik. Dita e parë e këtij trajnimi u zhvillua në kishën e “Shën Kostandinit dhe Helenës”, në Lagjen Kala, Berat. Kjo kishë mirëpriti 11 pjesëmarrësit nga Shqipëria, Kosova dhe Spanja në Atelienë e Restaurimit. Pjesëmarrësit gjatë këtyre ditëve do shkëmbejnë eksperienca dhe do specializohen në njohje e vlerave të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, materiale e shpirtërore. Të pranishëm në hapjen e kampit ishin Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat Eugen Kallfani. Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenes është e ndërtuar në anën perëndimore të lagjes Kala, pranë shtëpive të banimit, vëllimi i të cilës nuk shquhet në mjedisin, që e rrethon pasi i është përshtatur arkitekturës së banesave. Kisha paraprihet nga një oborr dhe nga falorja. Përbëhet nga naosi kthina e altarit si dhe nga absida gjysmë rrethore. Objekti ruan piktura murale, të cilat datohen nga mbishkrimi në portën V në vitin 1639. Pikturat kanë tematikë biblike. Në këtë kishë është pikturuar dhe portreti i Kostandinit, emrin e të cilit mbanë kisha, i cili është dukë u restauruar. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik dhe ka në qendër një katror me vizatime gjeometrike prej pllakash guri dhe tullash katrore. Ndriçohet vetëm nga një dritare në anë perëndimore. Në Berat ka dhe të tjera kisha që janë objekte të trashëgimisë kulturore. Përmendim kishën e Shën Kollit e ndërtuar në shek. XVI. Datimi vërtetohet nga mbishkrimi i pikturimit me 1591 mbi portën veriore. Por nga gërmimet arkeologjike të bëra në apsidën e kishës u vërejt se muret e kësaj kishe i përkisnin shekullit të XI. Kisha e Shën Todrit është e hershme e rindërtuar mbi rrënojat e një kishe paleokristiane,  e cila vërtetohet nga një kolonë e vogël me kapitel të vendosur përmbys te dritarja e absidës së kishës. Kisha e Shën Mëri Vllahernës është një nga më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit. Arkitektura ruan formën e rikonstruksionit të  gjysmës së dytë të shek. XV. Ndërtimi i hershëm i shek XIII-XIV i përket tipit të kishave bizantine me formën e kryqit të brendashkruar me kupolë, e cila është zëvendësuar me çati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...