Mes dilemave nga Fromm tek Topçiu

E mërkurë, 26 June 2019 15:03

Nga Shaqir Çela

Megjithëse kam qenë i bindur për nivelin intelektual elitar të Topçiut, këto sprova e tejkalojnë çdo pritshmëri. Ky besoj nuk është vetëm mendimi im.

Isha duke lexuar diku aty nga mesi një vepër  ‘Shpirti i njeriut’ të Erich Fromm kur më sjellin ‘Morfologjinë…’. Jo me pak habi konstatova se kisha patur më tepër nevojë për të dytën. Arsyeja: Disa koncepte filozofike sot janë harruar së trajtuari megjithesë nuk mund të quhen të ezauruar asnjëherë. (Sa keq për shkollat tona për të cilat thuhet se studiojnë Filozofi!)

Tek ky libër me sprova këto koncepte ngrejnë krye si për të thene: “Ç’të ka mbetur tani që ke humbur kërshërinë, o njeri?!”

I tillë është psh nocioni i kohës, i cili gjithnjë më ka intriguar, joshur, e pezmatuar.

Më le pa fjalë mënyra orgjinale e përqasjes për ankthin, thanatosin, ekzistencën, qënien, të qenit, unin, për atë që quhet iracionale… dhe deri tek ajo që në dukje paraqitet si e shpjeguar nga logjika formale.

Më magjepsin referencat e jashtezakonshme si te këtë përzgjedhur midis perlave nga disiplina të ndryshme episteme, paradigma, cka kërkon që përkushtimi të jetë vetëm kushti fillestar.

(Dije solide. Sa pak njerez te tille qe kemi)

Tek shtresat morfologjike, siç i pëlqen atij t’i quajë, autori ndihet në habitatin e tij më ideal. S’ka si të ndodhë ndryshe me një njohës të artit në përgjithësi e pikturës në vecanti, të kritikës letrare e vetë letërsisë në përgjithësi dhe lirikes në veçanti, me një njeri që besoj se e ka shtrydhur Eminescu-n e Blaga-n më mirë se sa vetë rumunët, me një njeri që ka peshuar në pikëpamje letrare çdo varg të Lasgushit, madje që paska shkuar deri tek trajtesat e Julia Kristoves. Tekst i ngjeshur me përcaktime  e definicione të cilave s’mund t’u heqësh asnjë presje. Për rrjedhojë filozofike me a pa dashje.

Ka edhe ndonje vleresim të tillë si psh (Shpirti nuk ekziston) i cili më duket si shumë kategorik. Aq më tepër kur vihet si nëntitull në një sprovë, sepse qoftë edhe kur flasim per menyrë të vecantë të sjelljes së neuroneve prap mbërrijme tek ideja e ekzistencës. Sidoqoftë ky është reflektimi im i këtij momenti.

Në lidhje me disa përcaktime, sinqerisht nuk jam në gjendje të shpreh vlerësime por i përmbahem “Traktatit logjiko-filozofik”:

Për atë që s’mund të thuhet me siguri domosdoshmerisht duhet heshtur! (Witngshtejn)

Por jam i sugurtë se shumë shpesh do t’i rikthehem këtij libri.

Tani po vazhdoj aty ku e lashë me Erich Fromm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...