Teatri Eksperimental çel sezonin artistik në “Skampa”, me veprën teatrore “Salome”

E mërkurë, 18 September 2019 12:51

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen teatrore “Salome” në Elbasan. Vepra "Salome" shkruar nga Oscar Wilde me regji nga Carlo Sciaccaluga do të jetë mbrëmjet e datave 20 dhe 21 shtator në teatrin “Skampa”. Tragjedia “Salome” është cilësuar si një nga kryeveprat e Wilde, e cila provokon emocione tronditëse dhe rrëqethëse të një pasioni të pazakontë. Në skenën teatrore atë e sjellin aktorë të njohur të teatrit. Në teatrin “Skampa” në skenë do të jetë aktorët Ermira Hysaj, Yllka Mujo, Alert Çeloaliaj, Vin Bejleri, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva dhe Urim Aliaj. “Salome” është tragjedi me një akt, shkruar nga Oscar Wilde dhe bazohet lirisht mbi historinë biblike, ashtu siç është treguar në librat e Dhiatës së Vjetër, Marku 6:15-29 dhe Mateu 14:1-12, edhe pse karakteri i Salomesë nuk përmendet me emër në Bibël. Vepra vendoset gjatë periudhës biblike në Jude, një zonë historike, me shtrirje në Lindjen e Mesme, pranë së cilës sot ndodhen Palestina dhe Izraeli. Vepra është përkthyer nga Kudret Mita, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Kompozitori është Andrea Nicolini, koreograf Donald Martini dhe as/regjisor Mateo Dervishaj. Oscar Wilde është shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi më 16 tetor 1854 në Dublin dhe vdiq më 30 nëntor 1900 në Paris. Në vitin 1891 boton në Paris veprën “Salome”. Jo më pak të njohura janë komeditë e tij, ku mund të veçojmë “Një grua pa rëndësi”, “Erashka e zonjës Uindëmiër”, “Një bashkëshort ideal” dhe atë që konsiderohet si kryevepër, “Rëndësia e të qenët i ndershëm”. Përveç dramave dhe novelës së vetme, krijimtaria e tij përmbledh edhe tregime, ku mund të përmendim “Krimi i lordit Artur Sevilit” dhe histori të tjera, botuar në vitin 1891, apo përralla si “Princi i lumtur”. Oscar Wilde ishte një shkrimtar i madh, një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ekscentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...