Kunati i Kumbaros nxjerr dhunshëm aktorët nga teatri

Diel, 06 May 2018 09:25

Bëmat e kunatit të Kumbaros nuk kanë fund. Skandali i radhës vjen së fundi nga qyteti bregdetar ku  njoftohet se komedia “Senatori Fox” e trupës së teatrit “P. Marko” të Vlorës, e cila ishte lajmëruar se do të shfaqej dje, është shtyrë, sepse drejtori ka vënë veton, duke anuluar shfaqjen e në vend të saj ka programua një tjetër aktivitet.  Ka reaguar regjisori i shfaqjes, Roland Minga, i cili në një postim në rrjetin e tij social Facebook shprehet se “sot shfaqja është anuluar me forcë pasi është përdorur për një aktivitet të konsullatës “Koncert me harqe” i cili ishte pa bileta”.

Mësohet se drejtori i Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, Dhimitraq Furxhi, i cili është edhe kunati i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që ka vite që vegjeton aty në atë teatër, pasi është bërë si beu i teatrit të Vlorës, ka dhënë urdhër që të mbyllet shfaqja dhe të nxirren aktorët jashtë. Kujtojmë se vitin e kaluar ky drejtor nuk festoi as 55 vjetorin e Teatrit, madje i dha paratë për një shfaqje vëllait të kunatës, ministres, Arben Kumbaros.

Por regjisori Munga ka sqaruar se shfaqja do të jepet ditën e sotme dhe se trupa e teatrit rikthehet në orën 19.30, pasi dje janë shitur të gjitha biletat e shfaqjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...