Sot, me sy e zemër në Lisbonë, ata po bëjnë histori

Saturday, 12 May 2018 09:16

Shqiptarët po përjetojnë ndjenja të forta të krenarisë kombëtare, pasi si rrallë në historinë e Eurovizionit në finale kanë fituar të drejtën tre këngëtarë shqiptarë. Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Furera Qipron. Fotoja e djeshme kur te tre shqiptaret pozuan se bashku ne Lisbone ishte nje ngjarje por neser do jetë historike, pasi zor s’e do të përsëritet ky fakt, kur të bëhen bashkë tre shqiptarë në eurovizion dhe të përfaëqsojnë tre shtete të ndryshme.

Sot në mbrëmje i pari ndër ta do të këndojë këngëtari Eugent Bushpepa, i 12-ti në renditje, ndërsa Furera dhe Meta do të këndojnë në fund, përkatësisht në vendin e 25-të dhe 26-të. Këngët e tyre  sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dekadave të fundit. Performancat e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga mediat në festival.   Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina.

Ashtu si dy netët e para RTSH do ta sjelli natën finale të Eurosong 2018 drejtëpërdrejtë në platformat televizive, web dhe telefoni celulare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...