Shkodra, e gatshme të mirëpresë Festivalin e tretë të Këngës Qytetare "Luleborë"

E Enjte, 17 May 2018 16:54

Bashkia Shkodër ka shpallur sot një ftesë të hapur për pjesëmarrje për kompozitorë të rinj dhe të afirmuar për FESTIVALIN E KËNGËS QYTETARE “LULEBORË”.

Dy vitet e fundit në teatrin “Migjeni”, u zhvillua, mbas 27 vitesh, Festivali i kangës qytetare “Luleborë”, në të cilin u paraqitën krijime të reja dhe morën pjesë kompozitorë, poetë, aranzhues dhe këngëtarë të rinj dhe të afirmuar. Në kuadër të ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kësaj tradite, BashkiaShkodër organizon edicionin e tretë të Festivalit të Kangës Qytetare “Luleborë”.

Festivali “Luleborë” ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën qytetare, me motive shkodrane, duke i dhënë një dimension të ri asajë duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit “live” të çdo elementi të këtij festivali. Për rrjedhojë, krijimtaria artistike, muzika dhe fjalët, duhet t’i përshtaten kritereve të përcaktuara nga drejtuesit e këtij projekti, që do të jenë edhe njësitë matëse për vlerësimin paraprak të këngëve. Të gjitha materialet muzikore do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm profesionistësh, të cilët do të zgjedhin këngët pjesëmarrëve në festival.

Festivali “Luleborë” do të zhvillohet në muajin tetor.

Juria e Festivalit do të jetë në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës.

Përveç kritereve profesionale kriter kryesor është që këngët duhet të jenë krijime tërësisht të reja, të papublikuara më parë. Publikimi i tyre në çfarëdo lloj forme para natës së parë të zhvillimit të Festivalit “Luleborë”, është automatikisht përjashtues nga pjesëmarrjanë festival.

Data e fundit e dorëzimit të materialeve muzikore është 16 Korrik 2018.

Performimi muzikor do të mbahet nën interpretimin “live” të “Orkestrës Luleborë”, e cila përbën edhe themelin e suksesit të Festivalit “Luleborë”.M.F/55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 17:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...