×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ligji për artin skenik, Mirush Kabashi: Më i keq se në kohën e diktaturës

Premte, 18 May 2018 16:48

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi, e cilëson ligjin për artin skenik më te keq se ai në kohën e diktaturës.

 Nga Berati ku vuri në skenë monodramën, “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”, aktori tha se ligji e vendos artin nën thundrën e partisë, ndaj ka nevojë për ndryshime sipas tij.

Mirush Kabashi është një prej emrave të njohur të ekranit dhe skenës që është radhitur qartë mes kundërshtarëve të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër ligjit për artin skenik.

Aktori "Nder i Kombit", e cilësoi ligjin më te keq se në kohën e diktaturës, pasi sipas tij e vendos artin nën thundrën e një partie.

Kabashi: Për tu ndryshuar një ligj i deformuar që është më i keq sesa në kohën e diktaturës, ligji ndaj artit skenik i cili e ka politizuar totalisht dhe e vë komplet artin skenik nën thundrën e politikës së një partie apo koalicioni. I heq të drejtën atij për të përfaqësuar gjithë shoqërinë.

Kabashi ngjiti në skenën e Pallatit të Kulturës në Berat monodramën “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”,  e cila  u prit me interes të lartë

Për aktorin veçoria e shfaqjes janë mesazhet që ajo përcjell. 

Kabashi: Kjo vepër  është një hymn i mirësisë, harmonisë dhe dashurisë njerëzore. Këto tre fjalë janë të shkretat por përbrenda kanë një kuptim shumë të madh, shumë njerëzor. Janë si pika shiu në shkretëtirë për ambjentin dhe shoqërinë shqiptare që është e mbytur nga konfliktualiteti dhe agresiviteti.

Monodrama "Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”,   mbërrin në Berat pasi është ngjitur në shumë skena brenda e jashtë vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...