Hahn i premton kosovarëve: Vendimi për vizat para pushimeve

Hënë, 09 July 2018 12:44

Para fillimit të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër, Komisioneri evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Johannes Hahn dha sinjale se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën  do të merret para pushimeve të kësaj verë. Megjithatë, ai nuk paragjykoi se cili mund të jetë vendimi.

Në deklarimin para mediave, Hahn gjithashtu tha se në këtë Samit, pret të diskutohen problemet që kanë të bëjnë me rajonin.

Një prej tyre përmendu çështjet kufitare dhe kontrolli me i mire i tyre. Ky Samit është organizuar si vazhdim i procesit të Berlinit, filluar ne vitin 2014, e qe i kushtohet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kryeministri Haradinaj pritet ta takojë sekretarin britanik të Mbrojtjes, Gavin Williamson, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë drejtim. Gjate ditës Haradinaj do të ketë takim me deputetë të parlamentit britanik të Grupit të Miqësisë.

Ndërsa zv/kryeministri Pacolli në cilësinë e ministrit të Jashtëm do të marrë pjesë në forumin e hapur në kuadër të Forumit Ekonomik, krahas homologëve të tij nga vendet e Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.

Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga rajoni, kurse temë e diskutimit është “Përmirësimi i perspektivës për të rinjtë e Ballkanit perëndimor”. Samiti ekonomik në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor mbajtur në vitin 2014, pasuar gjatë viteve me takime të mbajtura në Vjenë, Paris e Trieste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...